Albspirit

Media/News/Publishing

Ergest Aliaj mga Librazhdi u vra në burgun e Trikallës

Është zbuluar identiteti i shqiptarit që humbi jetën dy ditë më parë në burgun e Trikallës në Greqi. Ai është 29 vjeçari Ergest Alija nga Librazhdi. Alija humbi jetën pas një përleshjeje me dy të burgosur rusë, ku u qëllua disa herë me thikë. Megjithëse u transportua në spital, ai nuk mundi dot t’i rezistojë hemorragjisë nga plagët e marra. Fatkeqësisht, Alija është i fundit i një sërë shtetasish shqiptarë që kanë humbur jetën në burgjet greke kohët e fundit, ndërsa nuk ka pasur reagime zyrtare nga organet shtetërore shqiptare.

Please follow and like us: