Fritz RADOVANI: DEMOKRACIA PA VLERA…
Fritz Radovani
25 PRILL 1993: PAPA GJON PALI II, PERBALLË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT NË TIRANË, KA THANË:
“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia… ”.
- 25 PRILL 1993 PAPA GJON PALI II 26 vjet para vjen në Shqipni…
- Të dashtun Vllazën e Motra!
Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej.
Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar…
Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.
Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare?
A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?
Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore…
- Duhet të rikujtojmë se: “Historia endè nuk e ka njohë até që ka ngja në Shqipni…
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe! »
“AJO QË KA NGJA NË SHQIPNI TË DASHTUN VLLAZEN E MOTRA, NUK ASHT PA KURRË NË HISTORINË E NJERZIMIT…”
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!..
- Këte sot duhet ti rikujtomë edhe Berlinit!..
Melbourne, 30 Prill 2019.