Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: Shënim në ditën e 5 majit-për koshiencën e sotme shqiptare

 

Dy ditë më parë pashë Salome, shkruar nga Oskar WIlde, vënë në skenën e Teatrit Eksperimental. Vepër që zbërthen njeriun përtej pushtetit dhe fuqisë së pakufizuar, në marrëdhëniet e tij më të errta, por që koshienca njerëzore duke i zhbiruar u ka dhënë një përgjigje që në fillimet e erës sonë. Dje mësova se shtëpitë botuese më presigjioze amerikane kanë refuzuar botimin e kujtimeve të Wody Allen, për shkak të ca marrëdhënieve quasi adeguate me ato të Salomës, me bijën e tij të adoptuar, Farrow, pavarësisht finales me të. Kjo sa për të treguar një qëndrim, që nuk dëshëron të bjerë ndesh me koshiencën e njeriut të sotëm, a të qindra viteve më parë. Thuhet se edhe ‘Netfliks’ nuk i trasmeton më filmat e këtij regjisori. Shumë e rreptë kjo, njëkohësisht shumë amerikane. A ia vlen që gjithë këto të thuhen në 5 Maj të vitit 2019, kur ditë e për ditë kaq njerëz vijojnë të stërviten jo me injorimin, se koha nuk ngel në vend, jo me shpërfilljen, se kemi shumë pesha, por me denigrimin publik shpirtëror të atyre që gjatë Luftës së Dytë Botërore, iu kundërvunë fashizmit dhe nazizmit me jetën e tyre, ose thjesht ishin viktima të tij. Një koshiencë që mund të çojë një shoqëri të tërë vetëm jashtë boshtit tokësor, e ka më të lehtë të dënojë më të pafajshmit e kësaj bote.

Ndalu o beg se ka hendek!

Post Scriptum: Në ditët e tjera mund të pranohet edhe pak hipokrizi, por as kjo nuk shkon më 5 Maj. Grabitja e emrave të tyre për të bërë slogane dhe propogandë pushteti, por që nuk ka lidhje me jetën e tyre reale, e cila po të fetishizohet humbet, është një kapitull tjetër.

Image result for varrezat e deshmoreve

Please follow and like us: