Albspirit

Media/News/Publishing

Policia heq nga rrugët tabelat në gjuhën greke

Policia e Sarandës ka hequr nga rrugët tabelat e vendosura në greqisht. Bëhet fjalë për një aksion në zonën e Sarandës, Delvinës, Konispolit, Finiqit e Dropullit ku ishin vendosur këto tabela në gjuhën greke. Në një deklaratë për mediat, një ditë më parë, PDIU akuzoi qeverinë dhe prokurorinë se ka lejuar cënimin e sovranitetit dhe nuk kanë reaguar. PDIU thekson se nëse qeveria nuk ndërhyn në kohë ajo ka gisht, sipas saj, në cënimin e sovranitetit.

Please follow and like us: