Meta rrëzon shkarkimin e rektorit Koni, reagon Vokshi: Vendimi mbron lirinë akademike
Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar për dekretin e Presidentit Meta për të mos lejuar shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës. Përmes një postimi në Facebook Vokshi shprehet se vendimi i Presidentit është në mbrojtje të autonomisë universitare dhe lirisë akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.
Deklarata e Vokshit
Pershendes vendimin e #Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të #Rektorit Mynyr Koni. Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të #autonomisë #universitare dhe #lirisë #akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit. Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja #Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente. Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një #Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile. #PD është e përkushtuar ta garantojë autonominë universitare me një ligj të ri për arsimin e lartë, që do ta hartojmë së bashku me pedagogët e studentët.