Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Kur Zoti të zgjedh për në parajsë!

Fotografia e Nora Malaj
Nora Malaj

 

Nuk mendoja që ditën e sotme do ta nisja me një lajm të trishtuar dhe tragjik për ne të gjithë!
Zarife Hasanaj ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare, në një aksident tragjik dhe ende me jetën po luftojnë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj, në bazën ushtarake ‘Adazi’.
“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO”, shkruan Karins.
Në këtë ditë maji, çdo shqiptarë sot loton për humbjen tënde Zafire! Personalisht nuk të kam njohur Zarife, po sot jam me zemër e shpirt pranë prinderve të tu, motrave e vëllait dhe në rrugëtimin tënd drejt parajsës, lus Zotin që udhëtimin tënd në botën e përtejme të ta bëj sa më të lehte. E ndjen sot sesa shumë e rënde është dhimbja që iu ke shkaktuar prindërve, motrave e vëllait, po ti nuk zgjodhe të ikësh nga kjo botë, po sakrifikove jetën për një të mirë, më të madhe, nevojën për një botë pa luftra dhe në ndihmë të paqes!
Lotët që derdhin sot për ty, çdo familje shqiptari, janë lot dhimbjeje dhe trishtimi për një jetë që u pre në mes, në moshën më të bukur, Zarife, e cila dëshironte që paqja të mbizotëronte kudo në botë!
Unë si grua, nënë, gjyshe, po dhe si një vajzë ushtaraku, që e di shumë mirë se çdo të thotë të shkosh me misione ndërkombëtare, ndjej se ti ishe një nga ato vajzat trime, sypatrembur dhe që sfida për ta jetuar jetën me të gjithë dimensionin human, nuk të ndali dhe kur rreziku u përball me ty! U prefsh në paqe dhe ylli yt ndrit kudo e përherë, e mira Zarife!

Vepra jote bëri krenar çdo shqiptarë!

U prefsh në altarin e mirësisë e paqes!

Zoti të ndriçoftë në rrugëtimin tënd të amshuar! Sot të gjithë kemi ndezur një qiri përshpirtje për ty! Ndriçoftë përherë emri yt dhe shërim sa më të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë, që po luftojnë me jetën! 🙏🙏🙏🙏😥😥🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Please follow and like us: