Vargje poetike nga Brunilda Spiro
Maji im!
Unë sot jam blu
Maji me pikoi blunë pikë- pikë
Së bashku me mbretëreshën time
Era flladoi si ledhatare e unë
Ia kam hapur derën e çdo qelizë
Gjakun të më ngrohë
E në damarët të pikojë blu
Ja po zbret ajo
Qielli uli shkallët e krahët vendosi mbi zemrën time
Maji im, ardhsh gjithmonë blu
Dhe mbretëreshën tjetër më sill!
Ua dëgjova bisedën me sy
“Hajde e brishta ime, pika qielli të bëhemi
Edhe pse krahët na rëndojnë nga ëndrrat e lagura
Lirinë e rrëmbyen retë…ne shkojmë të grisim ndonjë copë
Krahët dhe zemrën tonat i kemi
Ndërmjet qiellit e tokës të endemi”!
Please follow and like us: