Avdush Canaj: KUR TË SHKOSH NË PUNË
Kur të shkosh në punë,
baba,
mos e mbyll dritaren, të lutem!
Vijnë pëllumbat me pranverë,
bashkë me mua
këndojnë në piano.
Edhe dielli vjen
me kapelën mbi sy,
kukafshehtas luajmë
si trumcakët.
Baba,
dritaren mos e mbyll,
derisa të kthehesh,
të pi ujë ylberi
edhe në kroin tonë.
Please follow and like us: