Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Katiola Karoli

 

 

Duaje jetēn

 

Duaje jetën dhe kur të fal mijëra zhgënjime

Dhe kur të përplas pamëshirë në tokë.

Duaje jetën dhe kur të kap për flokësh

Dhe kur ndihesh e vetme në këtë botë.

 

Ngrihu dhe lufto më me forcë

Me shpirt ndër dhëmbë mos u dorëzo

Bëhu ti një Afërditë a një Ksenë

Dhe botës kurrë mos i jep atë që do.

 

Duaje jetën është vetëm e jotja.

Ti nuk duhet të dorëzohesh, jo mē.

Nëse të hedhin në greminat e harrimit

Kapu mbas shkëmbit, ngrihu, lufto për të.

 

Ti më humbe pak nga pak

 

Ti më humbe pak nga pak

Në fillim me një rrahje zemre

Më pas me një ndriçim syri

Një puthje buze, një përqafimi.

 

Ti më humbe pak nga pak

Po këto i verbër nuk i vije re

Unë humbisja ndjenjën time

qielli i dashurisë mbushej me re.

 

Ti më humbe pak nga pak

Ndoshta ashtu pa kuptuar

Rrëmbyer nga rutina e ditës

Si ndjenjë ngeli e harruar.

 

Ti u befasove nga largimi im

Dhe pse kohë kishim larguar

Ti më humbisje pak nga pak

E ndoshta kurrë s’kishe për ta kuptuar.

 

Kthemi ti!

 

Të lutem më kthe ti buzēqeshjen.

Shkëlqimin e syve që ta fala ty.

Dhe lotët që binin si smerald.

Tē gjitha nje për një, m’i kthe ti.

 

Më detyrohesh çdo rrahje zemre.

Çdo puthje të dhënë ma kthe ti.

Mendimin e parë të çdo dite.

Dhe ëndrrat e thurura në vetmi.

 

Hajdut i ndjenjave të mia.

E di asgjë nuk ke për të më kthyer.

Ti ishe kaq i varfër në shpirt

Prandaj më le bosh e zemër thyer.

Image result for katiola karoli

Please follow and like us: