Albspirit

Media/News/Publishing

Kryetarja për të Drejtat e Njeriut në OKB dënon ekzekutimin e dy minorenëve në Iran

maj 2019 – Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ka dënuar ekzekutimin e dy 17-vjeçarëve në Iran nga regjimi i mullahëve, duke e përshkruar këtë mizori si një akt “të urryer”.

Mehdi Sohrabifar dhe Amin Sedaghat u ekzekutuan më 25 prill në burgun Adelabad në Shiraz, qytet që është qendra e Provincës jugore Fars në Iranin jug-qendror. Autoritetet e regjimit i kanë arrestuar dy djemtë kur ata kanë qenë 15 vjeç. Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar regjimin e mullahëve duke e quajtur të padrejtë procesin gjyqësor.

“Jam shume e tronditur,” tha Bachelet në një deklaratë të nxjerrë nga zyra e saj më 3 maj, duke i bërë thirrje regjimit të mullahëve në Teheran që t’i japë fund menjëherë të gjitha ekzekutimeve të njerëzve të akuzuar për krime të kryera në moshë të mitur.

“Ndalimi i ekzekutimit të shkelësve të ligjit në moshë minore është absolut nën Paktin Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe nën Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës,” tha ajo.

Regjimi në Iran është palë në të dyja këto traktate.

Rasti i Sohrabifar dhe Sedaghat ishte veçanërisht tronditës dhe i përçmueshëm pasi “të dy djemtë raportohet se i janë nënshtruar keqtrajtimit dhe një procesi të metë ligjor” tha Bachelet.

Amnesty International ka regjistruar 97 ekzekutime të njerëzve nën moshën 18 vjeçare në Iran mes viteve 1990 dhe 2018. Regjimi i mullahëve që sundojnë Iranin është dënuar mbi 65 herë nga Kombet e Bashkuara për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut.për dekada të tëra.

Please follow and like us: