Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali/Policia vendos gjoba pa praninë e personit, por edhe nuk bën as njoftimin në kohë

 

Janë të shumta rastet që denoncohen në redaksinë e Albspirit për gjobat e disa punonjëse të policisë rrugore që u vendosen shoferëve të automjeteve pa praninë e tyre. Rasti më i fundit është ai i ankimuar nga një qytetar që kishte marrë gjobë në 1 Mars 2019 dhe ishte ndaluar nga një kontroll rutinë ditën e djeshme (6 maj 2019) nga një patrullë policore dhe ishte vënë në dijeni për të.

Qytetari nuk kërkoi asnjë shpjegim për mënyrën se si i ishte vënë gjoba dhe për çfarë shkelje kishte marrë ndëshkimin, por ishte i indinjuar që ai nuk ishte vënë në dijeni.

Normale do të ishte që qysh në vendosjen e gjobës, pra në 1 Mars 2019 qytetari të vihej në dijeni për këtë gjobë si dhe t’i shpjegohej arsyeja sepse e kishte marrë atë. Në këtë mënyrë ai ka të drejtën që edhe të verifikojë gjobën, por edhe ta kundërshtojë nëse ajo është e padrejtë.

Policia e Shtetit ka mision parësor që të jetë pranë qytetarëve dhe t’u shërbejë atyre kundrejt kuadrit ligjor që mbështet veprimtarinë e tij.

Natyrisht ky nuk është rasti i vetëm që flet për papërgjegjshmërinë e disa punonjësve të policisë rrugore dhe pikërisht për këtë papërgjegjshmëri ata detyrohen të paguajnë edhe gjobën, por edhe kamatën.

Ky rast dhe të tjera si këto nuk do të përsëriteshin nëse për veprime të tilla neglizhente, pra kur nuk vihen në dijeni personi që ka marrë gjobën, kamatën ta pagiajë polici rrugor që ka vënë gjobën.

Atëherë nuk do të kishim më ankesa kundrejt disa policëve rrugorë dhe nuk do të sillte irritim nga qytatarët që duan të jenë brenda ligjeve dhe rregulloreve të shtetit.

Image result for policia rrugore

Please follow and like us: