Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestimi i ish-deputetit, reagon policia: Akuzat që rëndojnë

Policia e Tiranës zyrtarizon arrestimin e ish-deputetit Klevis Balliu. Në një njoftim për mediat theksohet se veç tij 3 protestues të tjerë, që tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama tek Unaza e Re, janë arrestuar. Mbi Klevis Balliun dhe 3 të arrestuarit e tjerë rëndojnë këto akuza: “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjithashtu janë proceduar edhe 23 persona të tjerë, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. “Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor”, thekson Policia e Tiranës. Pesë oficerë policie janë dërguar të martën në Spitalin e Traumës, pasi mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes në Astir. Pas ekzaminimeve rezulton që 4 prej tyre kanë shembje në të gjithë trupin dhe 1 polic ka frakturë në parakrahun e majtë.

Please follow and like us: