Video emocionuese/Përleshja në ekran e Fiqiri Xibrit me Kol Nikollën, jehonë në mediat britanike
Një vit më parë dy sindikalistët, Kol Nikolla dhe Fiqiri Xibri, janë zënë me grushta në një studio televizive. Videoja u bë virale me momentet tipike ku dy sindikalistët grushtosen me njeri-tjetrin në studion televizive. ‘The Independent’ shkruan kështu për videon virale: Videoja tregon momentin kur dy liderët e sindikatave në televizionin shqiptar, Fiqiri Xibri dhe Kol Nikolla janë grushtosur me njeri-tjetrin. Ata janë duke argumentuar para se Xibri të ngrihet dhe të godasë Nikollan në fytyrë. Xibri, kryetar i sindikatës së minatorëve, vazhdon të godasë Nikollan, kryetarin e Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, i cili godet po ashtu me grushta ndaj Xibrit. Në një moment, të dy burrat e mbysin njëri-tjetrin me duar përpara se stafi të nxitojë për t’i ndarë. U deshën tre anëtarë të stafit dhe prezantuesen e televizionit për t’i larguar ata. Kjo ka ndodhur në 2018, por fillimisht u hoq nga rrjeti, sipas kanalit TOP TV, i cili botoi pamjet e sherrit. Në këtë artikull jepet edhe një shembull i ndodhur më parë në Ukrainë, ku dy deputetë rivale ukrainase u kapën duke luftuar në kamera pas një debati televiziv në 2016. Volodimir Parasyuk gjuajti me grusht Oleksandr Vilkul, ish-zëvendëskryeministër i Ukrainës, para se të shkatërronte makinën e tij.