Albspirit

Media/News/Publishing

Persa Miha: PËR DITËN E PUTHJES

 

 

 

 

Si tokë e etur

unë ti po të pres…

të pi prej teje

një puthje të ëmbël.

Të dehur shpirtin

le ta kem…

dhe vdekja më duket

e ëmbël…

 

E deri sa të bëhemi

ne ëngjëj

qiellit kur së bashku

të fluturojmë

Të puthemi, të puthemi…

të çmendur

eja, eja le të mekatojmë.

 

Se dashuria është vetë

parajsa

në këtë bote për të

jetojmë ne.

Se ëngjëjt portat

do t’i hapin,

parajsën do të na falin

edhe ne…

Fotografia e Persa Miha

 

Please follow and like us: