Albina Deda: Më 11 Maj le t’i japim dorën e fundit kërmës politike, Edi Rama!
Albina Deda
Më 11 Maj shqiptarët në shumicë e me vullnetin që ju buron nga rrezikimi i lirisë së cenuar,
i jetës e ekonomisë së rrezikuar,
nga arroganca e pushtetit që është përshkallëzuar e ekstremizuar do t’i thonë “IK”
Edi Ramës dhe bandës së tij!
Ky është një vazhdim proteste, por nuk do vazhdojë pa fund duke pritur reagimin e reflektimin e një njeriu tërësisht të papërgjegjshëm jo vetëm shtetërisht, por dhe mendërisht si Edi Rama!
Më 11 maj, kufiri me këtë dhunues të lirisë e demokracisë do të vihet në afate…e nëse ai me mentruozitetin që e dominon guxon të refuzojë atëhere protesta jonë për lirinë e votës, për lirinë e të drejtën e jetës do shndërrohet në revoltë.
Historia ka dëshmuar se asnjë diktator e abuzues pushteti nuk i ka qëndruar përballjes me zemërimin legjitim të popullit.
Ndaj le t’i japim dorën e fundit kërmës politike që po kundërmon erën më të padurueshme në historinë moderne të kontinentit…
Edi Rama do ikë bashkë me bandën dhe mentalitetin kriminal që po implementon në vendin tonë.
Ai tashmë është vetëm hije e rëndë e paskohës më të vështirë në historinë moderne të Shqipërisë.
Sot dhe vetëm sot nevojitet guximi ynë!
Nesër është vonë…Bota demokratike është me ne dhe përçmon me neveri të tillë modele si Edi Rama që tenton të instalojë Madurot, Putinët e Erdoganët në zemrën historike të civilizimit europian!