Kujtim Gjuzi paralajmëron Ramën: Kujdes, kanë ardhur në Kuvend konservatorët me orë ‘Atlantic’
Mes deputetëve të fundit të betuar në Kuvend, Kujtim Gjuzi nga radhët e PD-së u rrëfye mbrëmë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24. Në mbyllje të intervistës deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, kujdes, most të të shoh me këmbë përpjetë në zyrën e Gramoz Rucit. Kujdes, këtu kanë ardhur konservatorët! Edi Rama!”, tha Kujtim Gjuzi. Ndër të tjera deputeti tha se është në Parlament pasi nuk donte që ai të mbetej bosh. Gjuzi shton se “Ora e Edi Ramës ka mbaruar dhe se ai duhet ta lëshojë vendin”.
Please follow and like us: