Albspirit

Media/News/Publishing

U arrestuan për falsifikim dokumentesh, lirohen ish-kryekomunari Besnik Fuçia dhe kryeurbanisti Memishaj

Ish-kryetari i komunës së Kasharit Besnik Fuçia, që u arrestua dy ditë më parë, u la i lirë sot nga gjykata. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për disa prona në zonën e Yzberishtit. Gjithashtu u dha masa “detyrim paraqitje” edhe për ish-Përgjegjësin e Zyrës Urbanistike në Kashar, Jurgen Memishaj, Sekretaren e Zyrës së Planifikimit Vjollca Pani si dhe Miranda Dyrmishajn, kolaudatore e objekteve pranë ish komunës Kashar. Ndërkohë, për ndërtuesin Stefan Caushi u kërkua arrest me burg, ndërsa gjykata e la në “arrest shtëpie” për shkak se kishte bashkëshorten e sëmurë.

Please follow and like us: