Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes në moshën e pensionit ish-kryetari i socialistëve në Spanjë

Alfredo Perez Rubalcaba, ish-kryetari i Partisë Socialiste spanjolle (PSOE) ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare për shkak të një hemorragjie cerebrale. Gjatë karrierës së tij, Alfredo Perez Rubalcaba ka qenë edhe Ministër i Arsimit, Ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër. Gjatë kohës që ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm është dalluar më së shumti për tentativat që ka bërë me terroristët e ETA-s, të cilët në vitin 2011 ndaluan luftimet. Rubalcaba dha dorëheqjen nga drejtimi i PSOE pas zgjedhjeve evropiane në vitin 2014, ku partia mori vetëm 23% të votave. Në vend të tij, u zgjodh kryeministri aktual spanjoll, Pedro Sanchez.

Please follow and like us: