Duda Balje: Kosova ka më pak prani dhe influencë në Veri se sa Serbia në Luginën e Preshevës; liderët kosovarë po bëjnë fushatë me këmbimin e territoreve
Duda Balje, Deputetja e Kuvendit të Kosovës në bisedë me gazetarin e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Dude Balje, vazhdon të mbetet njëra ndër gratë deputete më të bukura, çka jo rastësisht kolegët e saj shpesh e quajnë princeshë. Tani që ka filluar muaji i madherueshëm Ramazanit, Duda ka uruar për kët muaj të madhërushëm dhe shfaqet e mbuluar me shami si një besimtare e devotshme. Duda Balje, përmes agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” u ka uruar Ramazanin qytetarëve të Kosovës dhe Preshevës. Është kjo deputetja e 56 që agjëron Ramzanin.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka thënë se “Kosova pas dhjetë vitesh pavarësie është në rrugë të mbarë të integrimeve. Dihet kemi edhe halle e probleme, por nuk duhet harruar se ne jemi një shtet i ri dhe në tranzicion. Por, pas demarkacionit kufitar me Malin e Zi, proceset janë përshpejtuar dhe “Kosova po ecën në rruge të sigurt drejt familje së madhe europiane, BE-së”.
Sipas deputetes Balje “Ky vit është i Kosovës kur priten të ndodhin shumë procese: Njohja e Kosovës nga Serbia, anëtarësimi në Interpol, UNESCO, liberalizimi i vizave etj…”.
E pyetur rreth ndërprerjes së dialogut, muajve të fundit, mes Kosovës dhe Serbisë, deputetja Balje e pranon se “dialogu i muajve të fundit është duke çaluar, dihet me fajin Boegradit, e cila është akorduar me Prishtinën në Bruksel që të realizojë marrëveshjet e nënshkruara. Dhe ky anshkalimim i këtyre marrëveshje ka bërë që shpeshherë procesi i dialogut të ngec dhe pastaj të vihet në bazë të kritikave të OKB-së apo komunitetit nderkombërtar”.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në vazhdim ka rikujtuar se s’ka alternativë tjetër pos vazhdimit të diolagut mes shtetit tonë me Serbinë për normalizmin e marrëdhënieve që janë në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Sipas Duda Balje “me integrimin e serbëve dhe pakicave tjera në institucionet tona, avancimit të dialogut me Serbinë deri tek njohja e vendit tonë nga Beogradi, mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Unë e them se ky vit është i bereqetshëm dhe i Kosovës, sepse priten sivjet shumë gjëera pozitive të ndodhin në vendin tonë, njohja nga Serbia, hyrja në Interpol dhe UNESCO, ku do të hapte edhe rrugët drejt anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe BE”.
Duda Balje: Ju dëshiroj shqiptarëve të Preshevës të drejta, jo si të boshnjakëve, por si të serbëve në Kosovë!
Se a është për këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, deputetja kosovare Dude Balja pohon “këto ide për këmbimin e territoreve që po fliten së fundit në Beograd dhe Prishtinë jane vetëm dëshira apo fushata të politikave ditore. Duhet po ashtu pranuar se serbët e veriut kanë dëshirë të shkojnë me Serbine e ju në Luginën e Preshevës me Kosovën. Por mendoj se komuniteti ndërkombëtar nuk e lejon një gjë të tillë, që duket të jetë një lojë e rrezikshme. Mendoj se komuniteti ndëkrombetar ka arsyet e veta që të mos preket integriteti territorial i Republikës së Kosovës, çka edhe unë pajtohem. Por, para se të flasim për këto tema të nxehta ne në Kosove kemi ende shumë gjëra të tjera me më interes për t’i bërë.
Se sa është e kënaqur me të drejtat e pakicave, në këtë rast të boshnjakëve në Kosovë, deputetja Dude Balje shprehet e kënaqur, por jo edhe aq, sidomos rreth komunitetit boshnjak, çka sipas saj “Kosova mund të bëjë edhe më shumë për ta, edhe pse vendi ynë duhet të shërbejë si shembull për Serbinë për avancimin e të drejtave të minoriteteve në vendin tonë”.
“Sa i përket minoriteteve, mendoj se serbët në Veri dhe në Kosovë janë shumë të priveligjuar dhe hanë me dy lugë, bile dhe me tri, nëse u fusim ndërkombëtarët, meqë marrin rroga nga Kosova dhe Serbia, sidomos në Veri. Duhet pranuar një realitet se Kosova aktualisht nuk ka aq prani apo influencë në Veri të Kosovës aq sa ka për shembull Serbia, e cila është e pranishme apo ka influencë në Luginën e Preshevës. E them këtë sepse sot në Veri valojnë flamujt andej e këndej, punohet me dinarë, vetura pa tabela e me tabela të Serbisë, mbishkrime e emra të rrugëve në serbisht e cirilic, kurse në Preshevë nuk është kjo gjendje, atje s’ka flamuj shqiptarë, shkollat dhe gjuha shqipe e diskrimunuar, kurse në Kosovë gjuha serbe është gjuhë zyrtare. Pse për shembull Serbia nuk e bën edhe gjuhën shqipe zyrtare për të dëshmuar se është shtet demokratik dhe tolerant karshi minoriteteve nëse pretendon të hyjnë nesër në BE? Prandaj për fund unë ju dëshiroj juve shqiptarëve të Preshevës të drejta, jo si të boshnjakëve, por si të serbëve në Kosovë, nëse vërtet dikush flet për reciprocitet…”./Presheva jone/