Gazetarja ekzekutohet teksa po shkonte në punë
Mena Mangali, gazetare, prezantuese televizive dhe këshilltare në parlamentin e Afganistanit, është qëlluar me armë zjarri në Kabul, teksa shkonte në punë. Ministri i Brendshëm afgan tha se vrasësit kanë arritur të largohen nga vendngjarja. Policia ka nisur një hetim. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër vrasjen deri tani. Policia e Kabulit thotë që motivet e vrasjes nuk dihen ende. Mund të jetë diçka personale, por nuk përjashtohen as sulmet terroriste, pasi ISIS dhe Talebanët kanë kryer vazhdimisht sulme në vend. Vitin e shkuar janë vrarë tre gazetarë vetëm brenda BE-së, dy prej tyre femra.
Please follow and like us: