Ish-oficeri i antidrogës, Antonio Nazeraj fiton azil në Holandë
Antonio Nazeraj, ish-oficeri i antidrogës në Fier ka fituar azil në shtetin e Holandës. Ai ka qenë tetë vite, pjesë e antidrogës së Fierit, ndërsa dha dorëheqjen nga policia në vitin 2017. Nazeraj ka punuar me Dritan Zaganin, i njohur për denoncimet ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ashtu si Zagani, edhe Nazeraj ka denoncuar lidhjet e politikës me krimin e organizuar në trafikun e drogës. Antonio Nazeraj ka thënë vazhdimisht se nëse do të ekstradohej në Shqipëri do të ishte fundi për të dhe familjen e tij. “Kur të kthehem në Shqipëri, jam 100 për qind i vdekur”, ka thënë ai për mediat holandeze në gusht të 2018.
Please follow and like us: