Ndahet nga jeta Gianni de Michelis, ish-ministri i Jashtëm i Italisë
Ish-ministri i Jashtëm Italian, Gianni de Michelis vdiq sot në moshën 78-vjeçare. De Michelis ka qenë një eksponent i shquar i Partisë Socialiste Italiane të Bettino Craxit, ku për një kohë të gjatë ishte nënkryetar i partisë dhe kryetar i grupit parlamentar socialist në parlamentin italian. Nga viti 1989 deri në vitin 1992, De Michelis ka qenë ministër i Jashtëm i Italisë, ku ka firmosur mes të tjerash edhe Traktatet e Maastrichtit. Ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të Punës.
Please follow and like us: