Albspirit

Media/News/Publishing

TELEFONATA QË MË LA PA GJUMË

Albert Z. ZHOLI

Telefonata më erdhi në mesnatë. Zemra më goditi fort, siç mund të ndodhe kur në vendin tënd ndodhin të pandodhurat dhe ti je në emigracion në Greqi.
-Albert ti je?- më erdhi në vesh një zë ngashërues. 
-Unë jam!- u përgjigja, në pritje ankthi.
– Berti, jam Asimi, shoku i shkollës, Asimi jam,- dëgjova zërin e shokut.
-Nga Italia flet? –( shoku im prej kohësh kish emigruar në Itali).
-Jo, flas nga Shqipëria. Kam tetë ditë që jam kthyer nga Brindizi.
-Pse u ktheve? Kishe ndonjë hall?
Zëri i tij u bë më i zvarrur e i lënduar dhe unë mezi prisja fjalët e tij. “…U ktheva nga Italia se më telefonuan. Komshija më telefonoi:- Ke vajzën sëmurë”, më tha. Të nesërmen u nisa. Mezi prisja që të shihja vajzën gjashtë vjeçe. Nga shtëpia nuk dinte njeri se do të veja …Kurr arrita poshtë pallatit thirra:
– Bora, Bora…!- siç i flisja gjithmonë kur kthehesha nga puna …Në dritare nuk doli njeri…
-Bora, më dëgjon apo jo? -As Bora as gruaja nuk doli… Kur po ngjisja shkallët më doli para komshija. Ajo më tha se gruaja me vajzën kishin ikur nga shtëpia. Shtëpinë e kish shitur gruaja dhe tashmë rrinte me qera. Lekët i kishte vënë tek Sudja dhe i kishte humbur. Vajza nuk ishte sëmurë. E mori nusja me vete pa më thënë pse. Më duket se ma kanë grabitur edhe vajzën. (Ai nisi të lotonte në telefon).
– Nuk ke më vend këtu,- më tha gruaja. Ti ike në Itali dhe humbe.
-Po nuk i kishe marrë ndonjëherë në telefon? – e pyeta, unë i revoltuar dhe me keqardhje për atë shkatërrim familje.
-Po unë kisha biseduar me Dianën, kur ika në Itali… I kisha thënë do të marr kur të mund. Për ju po iki, të siguroj ca para.
-Kishe biseduar, por pastaj e harrove?!. -i fola përsëri unë.
– Ato mundësi kisha. Isha pa dokumente. Nuk mund të dilja vend hee pa vend. Ne ramë dakort. Unë e di se çfarë kam hequr i papunë e i pa familje. Mendoja të bëja ca para e të kthehesha. Por mbeta pa shtëpi e pa familje. Edhe Borën nuk e takova dot. Më dhemb shpirti për vajzën. Nuk i them dot të gjitha Berti, një skenar i çuditëshëm si nëpër filma. Tashti jam i vetëm. Në Itali nuk mund të kthehem. Mund të më presësh po të vij dot në Athinë?!
I ktheva përgjigje se prisja.
Si është bërë jeta kështu? Si një lodër, si një lodër tallëse me jetën?…-mendova pasi mbylla telefonin. Dhe gjumi nuk më zuri më.
-Kush kishte të drejtë?!

Image result for telefon

Please follow and like us: