Veprime seksuale ndaj vajzës së klasës së shtatë, arrestohet 25-vjeçari kamziot
Një 25-vjeçar është ndaluar nga policia pasi ka marrë me forcë në makinën e tij një vajzë minorene, duke e çuar edhe në hotel ku ka kryer veprime seksuale. Ngjarja ka ndodhur në Kodër-Kamëz. Bëhet fjalë për Islam Xhaferin dhe adoleshenten, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, për shkak të privatësisë së vajzës. Nxënësja e klasës së shtatë u ka treguar menjëherë prindërve për ngjarjen, të cilët kanë kryer edhe denoncimin. Ndërkohë policia ka arrestuar 25-vjeçarin dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Please follow and like us: