Ambasadori britanik: Koha për qetësi dhe demonstrata paqësore
Ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, ka reaguar për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.
Në një shënim në rrjetet sociale, Norman bën thirrje për demonstrata paqësore dhe respekt ndaj sundimit të ligjit.
“Ju bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë respekt për sundimin e ligjit gjatë protestës së mbrëmjes së sotme. Është koha për qetësi dhe demonstrata paqësore”, shkruan Norman.
Please follow and like us: