Atentat në Vlorë, 19 plumba mbi Romario Alliraj
Persona të paidentifikuar qëlluan disa herë në drejtim të një 33-vjeçari, pasditen e sotme në Vlorë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, kallashnikov, të paktën 19 herë, në drejtim të një automjeti, i cili ishte në lëvizje. Mësohet se drejtuesi i automjetit ishte shtetasi Romario Alliraj, i cili pasi është qëlluar ka humbur drejtimin e automjetit me targa AA 864 SV duke dalë nga rruga. 33-vjeçari ka pësuar vetëm disa gërvishtje të lehta, duke mundur t’i mbijetoi sulmit.
Please follow and like us: