Ilir Levonja: Borchard, një nga produktet e krizës europiane
Mediumet e opozitës, një masë e madhe opozitare, shprehin kudo një indinjatë ndaj ambasadorit të OSBE, Borchard. Shkurt, referuar disa deklaratave për protestën e mbrëmshme. Po ua them që në krye të herës, as nuk ia vlen. Nuk ia vlen për një arsye të vetme. Sepse do jenë po këta që nesër do u vijnë do ju vizitojnë me tufa me lule. Madje do flasin me po të njëjtën gjuhë edhe mbas tetë vitesh në pushtet ta zëmë të opozitës së sotme. Çështja qëndron e gjitha tek e sotmja, protesta tjetër? A ka filluar? Çështja qëndron tek protesta e nesërme. Eshtë kohë e madhe që kaq të domosdoshme e ka demokracia e jonë. Sado të flasim për fronte dhe palë, protesta është shëndet social.
E para ndihmon opozitarizmin e kujtdo.
E dyta nxjerr fytyrat e perverse të pushtetit a shtetarit kancer për një vend.
Them për së pari opozitarizmin sepse siç e shikoni edhe vet, defektet e listave të Bashës janë sot një produkt cilësor për mbajtjen në pushtet Ramën dhe oligarkinë e tij. Janë një produkt ku si me thënë një forcë e madhe është investuar me zell për të prodhuar sa më shumë kunguj. Sot Rudina Hajdari përshembull është një bebe girl mes lodrave, që me strategjinë e kaut kur ia fut pelës, ka zbuluar se shprehjen ”e duam Shqipërinë si Europa” e ka prodhuar Azemi. Megjithatë nuk ka prind në këtë rruzull toke që nuk e di atë që, çfarë të bën fëmija s’ta bën perëndia. Por ta lëmë Rudinën në ecjen e saj eterike se boll po ia përplasin në sy njerëzia në faqjen e saj në Fb. Dhe se boll po e lavdërojnë ramistët me shokët e Partisë Komuniste, si objekt i çmuar i historisë së re të pluralizmit tonë. Dhe kur të çmojnë ata që të kanë bastarduar, është një lloj keqardhje me duart në xhepa.
Megjithatë e theksova janë ato detaje që ndofta do ta bëjnë më të përgjegjshëm lidershipin e opozitarizmit duke përsosur ca teknika të institucionit të votës dhe kolegjiumit në caktimin e emrave. Sepse aktualisht po shohim që kuvendi i ri është një serë produktesh si tranguj, patëllaxhane, barbunja me pesticide me shumicë. Sidomos kur ngërthejnë çështjen e demokracisë me inatet personale. Por nuk ke se çfarë i bën, kungulli, kungull është. Në fakt ka qënë një defektet më skandaloze të programeve partiake ky raporti parti-mandat-deputet.
Tani të qëndrojmë tek pozita, qeveria dhe oligarkia e saj. Në një vend normal demokratik, me çfarë po ndodh në Shqipëri, një kryeministër tjetër do kish dhënë dorëheqjen me kohë. Dhe këtë më mirë se kushdo e di ai Borchardi, por nuk e thotë këtu tek ne. Se po të ishte në vendin e vet do kishte mbushur xhepat me bomba molotov. Në vendin e tij do kish zbritur me tanke në parlament kur kungujt e listave të bënin selfie e paradë mode me historinë e një kuvendi. Në Shqipëri i quan normale. Atje në vendin e tij do kish ngritur një mur tjetër. Në vendin e tij do i kish vënë zjarrin parlamentit nëse në krye do ish zgjedhur një ish-Ministër i Brendshëm i diktaturës. Do e kish hedhur në erë nëse një parti do vinte në pushtet përmes elementit kriminal, madje do e promovonte atë me mandate deputeti dhe diploma fallco. Do e kish përmbysur kur të zbulonte se si një ligjëvënës kishte si kualifikim arsimor një çertifikatë njohje për pjesëmarrje në një kurs patentash në Zvicër. Por nuk e bën këtu në Shqipërinë tonë.
Raportet korruptive midis nënpunësve të OSBE-s a Këshillit të Europës, janë përfolur me kohë në Tiranën tonë. Ndofta kjo po ndodh për disa arsye:
a) kriza brenda Europës dhe produktet e saj, Borchard,
b) personaliteti i humbur i qytetarit perëndimor, se kini parasysh këtu kur një qytetar perëndimor vjen e blen diplomë në Shqipëri etj.,
c) rikthimi i fortë i konservatorëve etj.
Janë një sërë syresh, por që gjithsesi na çojnë në një përfundim, Evropa po ha vetveten. Kësisoj do reflektohejj edhe tek ne. Korrupsioni nganjëherë është kaq i fortë sa detyron edhe vetë zotin të bëj marrëveshje me të. Madje për afera të tilla është përfolur edhe vet selia e shenjtë dikur. Kështu që i bie shqiptarëve opozitare të ndreqin vet vendin e tyre. Lërini ca mendje me inat karshi Berishës. Lërini tek kafja e elbit, shalli i kuq etj. Vesi del me shpirtin. Dhe me që ra fjala, i thoshin Rudinës tek faqja e saj, përmes komenteve, këta shami kuqtë, që babai jot mut ka qënë, por ti po bëhesh e mirë. E merrni me mend vet kur i lavdëron e i fërkon kokën një luan afrike një gazele të njomë. Është luftë mes komunistëve, luftë e përjetshme, një karakteristikë dalluese. Megjithatë duket sheshit që kjo llavë e madhe njerëzore është zgjuar vërtetë.
Por dhëntë Zoti e këto protesta me molotov qofshin të përditshme.
U shtofshin e pushtofshin rrugët nga mëngjesi në darkë se, sado të pista të jenë korridoret, këta të Europës do vrapojnë t’ju urojnë.