Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Asnjë nga ne nuk është sot në paqe…

Sot duket dhe qielli nën trysni, rënkon për ndotjen e ajrit, tokës, frymës dhe gjithësisë, për një popull që po lëngon në tmerrin e servirur nga politika e mbrapshtë dhe si duket nuk ka të sosur!
Është një copëz diell i fshehur mes reve qiellore dhe përton t’i lëshoje rrezet mbi ne?!
E diela që duhet jetë ditë pushimi, kënaqësie, të rrethohesh pranë familjes tënde në lumturi, nuk të lejon mendimi i rëndë nga pesha e ditës së djeshme dhe e 30 viteve demokraci absurde, mbi këtë popull të masakruar në pafundësi…
E ngado t’i kthesh sytë:
Sheh politikanë të majmur, dinakë, edepsezë, të pabesë , hileqar, mashtrues, që promovojnë sojin e sorollopin e tyre, vetëm e vetëm që të jenë përjetësisht aty faktor politik,
ose përballesh me politikan injorant dhe klloun, të ardhur rishtas për shkak të keqdashësisë që po mbjellin liderët e “fortë” që duan “unin” e për asnjë çast nuk bënë politikë paqësore e me diplomaci të rafinuar për këtë vend të vogël, por të bukur nga natyra; nuk u ngritën njëherë asnjë prej tyre në nivel shtetari të vërtetë e larg interesave vetjake…
Ndaj sot s’ka shqiptar që nuk i rëndon mbi supet e tij kjo situatë amorfe e krijuar nga politika, një e dielë aspak e lehtë pas atyre ngjarjeve që gjithë televizionet na afruan me zë e figurë.
Asnjë nga ne nuk është sot në paqe, edhe pse heshtja duket se ka pushtuar vendin e mendimet tona…

Fotografia e Xhoi Jakaj

Please follow and like us: