Albspirit

Media/News/Publishing

Paralele historike mes trakteve të mia dje dhe kaosit politik sot

Image result for reshat kripa

Reshat Kripa 

Unë, 83 vjeçari, me gjithë moshën e shkuar, nuk mund të mos isha pjesëmarres i protestës së madhe që po zhvillohet kundër qeverisë së jashtëligjshme të anarshistit Rama, kundër drogës dhe korrupsionit shtetëror, kundër emigrimit në masë të brezit të ri që nuk e gjen veten në atdhe, kundër drejtësisë së korruptuar e përbërë nga ish gjykatësit, prokurorët, hetuesit dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të zi të komunizmit. Në këto çaste, kur vështroj të rinjtë e guximshëm që pa iu trembur sytë nuk u thyhen nga bombat me gaz lotsjellës dhe makinat e ujit që vërvitej mbi ta, parasyve më del rinia ime e para gati shtatëdhjetë viteve. Më dalin shokët e moshës sime që pa iu trembur syri u ngritën kundër diktaturës. Edhe atëhere, sikurse sot, u ngritëm kundër shtypjes dhe padrejtësisë, edhe atëhere luftonim me trakte apo mjete të tjera të ngjashme për përmbysjen e sistemit komunist dhe për këtë pranuam më mirë burgun se sa jetën në skllavëri. Në këto çaste më del para syve trakti i parë i grupit tonë, trakt që është aktual edhe për revoltën e tanishme, trakt në të cilin shkruhej:

LE TË SULEMI NË BALLË TË LUFTËS, QË TË NA DRITHTËROHET TRUPI NGA DEHJA E BARUTIT, QË TË NA NDIZET SHPIRTI NGA ZJARRI I SHENJTË I LIRISË DHE LE TË VDESIM DUKE THËRRITUR “RROFTË SHQIPËRIA”.

Fotografia e Reshat Kripa

Please follow and like us: