Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori zviceran: Kriza politike zgjidhet me dialog

Ambasadori zviceran Adrian Maitre u prononcua nga Shkodra për krizën politike në Shqipëri, pas protestave të fundit të opozitës. Diplomati tha se palët duhet të ulen në dialog, ndërsa duke folur lidhur me mesazhin e protestuesve për ambasadorin e OSBE-së, tha se është e rrezikshme të mos respektosh statusin diplomatik. “Palët duhet që të gjejnë një dialog mes tyre dhe kjo do ishte gjëja e duhur. Duhet të jesh i gatshëm për dialog. Jam tërësisht me kolegët e mi që dhuna ngado që vjen është e papranueshme. Në vendin tim çelsi i suksesit ka qenë dialogu dhe dakordësia mes palëve për përparim. Sa i përket zgjedhjeve nëse duhet të bëhen apo jo duhet ta marrin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare. Ajo që mund të them është që zgjedhjet janë faktor kryesor për demokracinë dhe duhet të kesh mundësi të zgjedhësh mes palëve të ndryshme. Duhet ta dëgjojmë njeri-tjetrin dhe sa i përket asaj që i ndodhi ambasadorit të OSBE është e rrezikshme të mos respektosh statusin diplomatik. Mbështesim Shqipërinë në integrimin europian. Më kanë informuar se ka patur dhunë në protesta dhe nëse ka patur nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk është gjë e mirë”, tha ai.

Please follow and like us: