Cikël poetik, shqip–italisht nga Mimoza Pulaj
Cikël poetik, shqip –italisht nga Mimoza Pulaj
Binom
Binom: gjëmb, buzëqeshje.
Trëndafil që shpërthen.
Mall për atë që ishte apo rrëqethje
për pamundësinë?
Binomio
Binomio: spine,sorriso
Rosa che sboccia.
Nostalgia per ciò che c’era
o brividi per impossibile?
Trinom: Agimi, unë dhe shiu i zemruar
Mall: perimetra vargjesh.Në agim.
Ndërsa hapa të lehta më trokasin në zemër,
dy petale shiu më njomin. Mbi buzë.
Të zemruara.
Mbi re më puthin.
E asgjë
nuk mbeti nga mua…
Trinomio: L’alba, io e la pioggia arrabbiata
Nostalgia: perimetri di versi. All’alba.
Mentre passi lenti mi bussano nel cuore,
due petali di pioggia mi bagnano. Sulle labbra.
Arrabbiati.
Sulle nuvole mi baciano.
E niente
non resta di me.
Hap gjigandi
Njeri. Hap gjigandi: trupi shpëtoi, shpirti vdiq.
Pasioni, zjarri shkuan me fjalën.
Çdo semafor, shkund vetëm hi. Në heshtje.
Passo da gigande
Uomo. Passo da gigande: il corpo è salvato, l’anima è morta.
La passione, il fuoco, con la parola andati.
Ogni semaforo scrolla solo cenere. In silenzio.
Dhembje
Lule. Për mua të mbjella.
Frymëkëputura. Mbi vargjet e një tjetre, bashkuar me gjëmba.
Zgjasnin duart për të më çuar në takim me heshtjen. Të pikëlluara.
Ndërsa vargu tallej e qeshte…
Dolore
Fiori. Per me piantati.
Senzafiato. Sul verso di un altra, uniti con spine.
Allungavano le mani per portarmi al incontro col silenzio. Tristi.
Mentre il verso rideva e…mi scherniva.
Portretit të maskuar
Po mërzitesh se vargu im vuan?
Po ai rritet e kaq shume
sa do të duhet të gjesh një maskë
sa një planet,
për ta mbajtur
në zemren tende.
All ritratto falso
Sei triste perche sofre il mio verso?
Ma lui cresce e cosi tanto
che ti devi cercare una maschera,
grande come un pianeta
per tenerlo
nel tuo cuore.
Dorës së maskuar
Mungesa jote: vetëm një dhembje.
E një zinxhir deri në qiell
kur pranë më “përkëdhel”.
LARGOHU! TE LUTEM!
La mano falsa
La tua mancanza: solo un dolore.
E una catena fino al cielo
quando accanto mi “accarezza”
ALLONTANATI! TI PREGO
Maskës mbi vargun tim
Boshatise valixhen
nga mendimet e kota!
Maskat thinjen dyfish…
Vargu im elegant është. Pa revolucion.
Largohu! I qetë!
Alla maschera sul mio verso
Svuota la valigia
dai pensieri inutili!
Le maschere si brizzolano il doppio.
Il mio verso è elegante. Senza rivoluzione.
Allontanati! Tranquillo!
Absurdi
Shi i pandalshëm mbi një tokë shterpë…
Shqyen mendjen më shumë se pasioni.
Lulëzon nga vellot e botës së heshtur. Fatlumi!
Assurdo
Pioggia incessante su una terra sterile.
Squarcia la mente più che la passione.
Fiorisce dai veli del mondo muto. Beato!
Ylber
Tipare njerëzore
Mendja dhe zemra: mbi dy trena paralelë.
Drejt një ylberi të gabuar: zemra.
Arcobaleno
Fisionomia umana
La mente e il cuore: due treni paralleli.
Verso un arcobaleno sbagliato:il cuore.
Art
Gjithë botën bën të besojë
atë që nuk është. Ditën.
E përdor si mbulojë. Për të mos besuar
atë që është. Natën.
Arte
A tutto il mondo fa credere
ciò che non c’è. Di giorno.
Lo usa come coperta. Per non credere
ciò che c’è. Di notte.