Albspirit

Media/News/Publishing

Joseph Daul: Dënojmë përdorimin e dhunës nga policia

Me anë të një deklaratë në rrjetin social Twitter, Presidenti i Grupimit të Partive Popullore Evropiane, Jopseph Daul, kërkon që palët politike të arrijnë një marrëveshje në lidhje me situatën e krijuar, si pasojë e protestave në vend.

Daul thotë se: Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të ndalojnë çdo dhunë”.

Theksojmë se Grupimi i Partive Popullore Evropiane është grupimi më i madh në Parlamentin Evropian. Joseph Daul, është shprehur edhe herë të tjera për gjendjen politike në vend. Ditën e djeshme ishte raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili me anë të një letre të hapur kërkonte që palët politike të arrijnë në një konsensus të gjithë pranuar.
Please follow and like us: