Ambasadori austriak: Koha për dialog, ndaloni retorikën e urrejtjes
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, ka përcjellë një mesazh të qartë për politikën shqiptare. Duke folur nga Patosi, Sattler tha se është koha të mendojmë për dialog politik. “Është koha të mendojmë për dialog politik. Të funksionojë dialogu”. Ambasadori madje iu referua deklaratës së kishës katolike një ditë më parë, duke inkurajuar politikanët ta shikojnë këtë deklaratë. “Të ndalojnë retorikën dhe dhunën e urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshojë. Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vetë drejtuesit e vendit”. Ambasadori austriak komentoi edhe protestat e opozitës duke deklaruar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë por e dënon dhunën e ushtruar gjatë tyre.