Shqiptarja që do të përfaqësoj Australinë në ‘Miss World’
Vajzat e bukura shqiptare po bëjnë bujë ngado, veçanërisht jashtë kufijve të Shqipërisë këto kohë. Pak ditë më parë ne u njohëm me Alba Veselin, vajzën shqiptare më të përfolur të momentit në Itali. Bukuroshja u shfaq në spektaklin “Ciao Darwin” në Canale 5, duke i lënë të gjithë pa fjalë dhe ishte Olti Curri i pari që publikoi një foto të Albës nga spektakli, ku spikatej fiziku i saj i hatashëm.
Ndërsa sot Olti ka sjellë një tjetër bukuroshe shqiptare që ka rrëmbyer vëmendjen jashtë kufijve shqiptarë.
Bëhet fjalë për Klean, vajza simpatike me origjinë shqiptare që ka marrë përsipër që të përfaqësojë Australinë në Miss World.
Klea njihet në Instagram me emrin klea_aniavni dhe është shpallur Miss South Australia. Bukuroshja shqiptare njihet për tiparet e saj të theksuara, sytë me ngjyrë, vetullat e trasha dhe buzët me formë. Ajo madje ka dhe një motër binjake me të cilën ngjason jashtëzakonisht shumë.
Klea është krenare që është shqiptare dhe nuk ngurron ta tregojë origjinën e saj në Instagram, në fotot ku shfaqet e veshur me flamurin kuqezi. Epo këto foto janë shembulli që vajzat shqiptare janë të bukura dhe tani këtë po e mëson mbarë bota!/iconstyle/