Danjela Çela: Bëje karrierën tënde një ëndërr dhe ëndrrën ktheje në realitet
Në panairin ‘Neranxi’ 2018 mora pjesë si një fotografe amatore për t’i bërë foto shoqes sime, Ornela Çelmeta që në atë kohë ishte studente në vitin e parë Kulinari.
Gjithmonë kam menduar dhe mendoj se reklama në ditën e sotme është gjysma e punës. Kuzhina për mua ishte një dëshirë që më dukej e pa arritshme për mundësitë e mia ekonomike.
E ëndërroja të bëhesha një kuzhiniere e mirë ose një piciere profesioniste, por vetëm ëndërroja… Ishte dita e fundit e panairit ‘Neranxi 2018’ kur rashë në sytë e Presidentit të kompanisë ‘Neranxi’, z Nikollaq Neranxi.
Ndiqja me pasion çdo lëvizje, çdo detaj që t’i bëja foto produkteve, gatimeve dhe vetë presidentit, z. Neranxi. Por, që atë ditë, unë do merrja dhuratën më të bukur dhe që ëndrra ima do bëhej realitet kur nuk e mendoja kurrë. Ishte zhurma e shkrepjes së fotos së fundit dhe zëri i një njeriu që më zgjoi nga ‘gjumi’ dhe më tha: “është realitet”.
-Vajza ju jeni gazetare? -dëgjova një pyetje direkte!
Dhe unë që i përgjigjem me habi:
-Jo, kam ardhur vetëm për t’i bërë foto shoqes sime dhe t’i bëj reklamë këtij eventi kaq të bukur dhe me përmasa kaq madhështore.
-Ju jeni pjesë e shkollës simë? -vazhdoi pyetja tjetër.
-Do doja të isha, por nuk jam pasi mundësitë e mia nuk më lejojnë të jem!?
-Jo, ju tashmë jeni pjesë e kësaj shkolle moj vajzë – ishin fjalët që më hutuan atë moment.
-Jo i nderuar zotëri, përgjigjem sërisht e habitur.
-Kush është shoqja juaj?-vazhdoi pyetja e radhës?!
Dhe unë që drejtoj gishtin nga Ornela Çelmeta e cila mbante të veshur uniformën e studentes.
-Kjo – them plot gojë është shoqja ime.
-Ornela, të lutem adresoje tek Elona dhe regjistroje këtë vajzën në shkollën tonë!- më përçoi në vesh kjo fjali. – Vajzë, ti nga sot, je studente e shkollës sonë dhe këtë e ke dhuratë nga unë! – më flet zotëria me zërin urdhërues.
Nga gëzimi nuk mundesha të besoja asgjë që po dëgjoja. Ky ishte zoti Nikollaq Neranxi që më dhuroi falas shkollën e kulinarisë tek Instituti Kulinar ‘Neranxi’. Falë bujarisë dhe zemërgjerësisë të këtij njeriu me zemër të madhe unë sot gëzoj statusin e studentes së kulinarisë.
Sot jam në vitin e parë dega Kuzhinë dhe po mësoj me dëshirë dhe pasion artet e gatimeve tona.
Fjalët janë të pakta për ta falënderuar familjen Neranxi që më hapi dyert e shtëpisë së tyre dhe më dha mundësinë që nesër unë të jem dikush në jetë. Dhe në veçanti dua të falenderoj z. Nikollaq Neranxi që ëndrrën time nuk e la në sirtarin e harresës, por e bëri realitet.
Akoma pa mbaruar viti shkollor, shkolla ku unë po studio, më ka siguruar një vend pune për sezon veror dhe ky është në një nga restorantet e z. Nikollaq Neranzi në Himarë. Ëndra ime sot u bë realitet e ndjehem krenare që jam pjesë e kësaj familje të madhe.
Faleminderit i nderuar Nikollaq Neranxi për mundësinë që më ofruat. Dua të falenderoj familjen time për mbështetjen dhe mbështetjen që më japin gjatë studimeve. Nuk mundem të qëndroj pa falanderuar drejtoreshën e shkollës znj Elona Kurti, profesorin tim Mentor Merjemaj, i cili me durim dhe përkushim po më mëson taktikat e gatimit të kuzhinës.
Faleminderit të gjithë stafit të shkollës ‘Neranxi’ që në çdo fushë janë mbështetje në rrugën time të karrierës.
Në fund, dua të falanderoj shoqen dhe mikeshen time, aktualisht studente në Institutin Kulinar ‘Neranxi’, Ornela Çelmeta që më ka përkrahur dhe ndihmuar që dhe unë të hedh hapa të sigurt në këtë profesion që, edhe ajo sikurse unë, e dashuron.
Nëse dikush do më pyesë se çfarë më sygjeron për të ardhmen time profesionale, unë pa hezituar do ju thoshja: “Ejani, bëhuni pjesë e kësaj shkolle ku e ardhmja juaj është e siguruar”!
Unë jam Danjela ëela, studente dhe krenare e Institutit Kulinar ‘Neranxi’. Faleminderit, O Zot!/perqasje.com/