Albspirit

Media/News/Publishing

Perëndimi të ndëshkojë ashpër regjimin fashist të Iranit

Gjatë javëve të fundit, tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe regjimit iranian kanë vazhduar të intensifikohen. Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si organizatë të huaj terroriste (FTO). Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani shpalli se regjimi do të tërhiqet pjesërisht nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) pas anullimit të lehtësimeve lidhur me sanksionet e naftës nga administrata Trump.

Më pas është raportuar për dërgime raketash dhe trupat amerikane në Gjirin Persik janë kërcënuar.

Administrata Trump shpalli se janë dërguar avionë ushtarakë dhe luftanije dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo bëri një udhëtim të paplanifikuar për në Irak duke ngritur shumë pikëpyetje. Megjithatë, Pompeo ka thënë se çdo kërcënim ndaj interesave amerikane do të trajtohet në një mënyrë “të shpejtë e të vendosur”.

Ka shqetësime të shumta se administrata Trump mund të jetë në drejtimin e një konfrontimi direkt me regjimin iranian, pavarësisht deklarimeve të Presidentit Trump se nuk është kjo çfaë ai kërkon. Megjithatë, kërcënimi i Iranit është i vërtetë dhe duhet të trajtohet menjëherë. Nuk mund të lihet mbas dore ashtu siç e ka shpërfillur administrata Obama për vite të tëra.

Duhet të pranohet gjithashtu se Presidenti Trump ka thënë se do të ishte i gatshëm t’i hiqte sanksionet nëse regjimi iranian do të binte dakord të hynte në bisedime lidhur me kërcënimin bërthamor, e megjithatë Lideri i regjimit Ali Khamenei i ka refuzuar më parë këto përpjekje.

Regjimi iranian vazhdon të përhapë kaos në rajon. Kjo paraqet një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme si dhe përtej saj. Regjimi ka në shënjestër opozitën e tij kryesore – PMOI / MEK. Kjo tregon se opozita ka forcë të madhe dhe përbën një alternativë të mirë ndaj regjimit.

Komuniteti ndërkombëtar është i kërcënuar nga regjimi iranian dhe nuk duhet të rrijë e të vështrojë teksa ky regjim kryen krime brutale e të tmerrshme ndaj të drejtave të njeriut. Çdo qeveri që përqafon lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut ka detyrimin për t’i dhënë më shumë forcë zërit të popullit të Iranit. Pas katër dekadash, ka ardhur koha –regjimi është më i dobët se kurrë ndonjëherë dhe ndërhyrjet e tij malinje në rajon po i ndryshojnë dinamikat kundër interesave të të gjithëve përveç të vetave.

Please follow and like us: