Punonjësja e Këshillit Britanik burgoset nga Regjimi i Iranit
Këshilli Britanik ka thënë se beson se një nga punonjëset e tij iraniane, Aras Amiri, është dënuar me 10 vite burg në Iran për spiunazh, raporton BBC. Sir Ciarán Devane, kreu ekzekutiv i kësaj urganizate kulturore të Mbretërisë së Bashkuar, tha se është tronditur nga raportimi i këtij dënimi dh është “thellësisht i shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e Aras”. “Ne e refuzojmë kategorikisht akuzën e ngritur kundër saj”, tha Devane. Regjimi Iranian pretendon se Amiri ka ‘rrëfyer’ se ka bashkëpunuar me inteligjencën britanike. Ajo u arrestua në mars 2018 ndërkohë që po i bënte një vizitë gjyshes së saj të moshuar, dhe dy muaj më vonë u akuzua për “veprim kundër sigurisë kombëtare”, thotë BBC. Të afërmit e Amiri-t thonë se ajo mbahet aktualisht në të njëjtin seksion të burgut Evin të Teheranit ku mbahet edhe Nazanin Zaghari-Ratcliffe, një shtetase e dyfishtë britaniko-iraniane e dënuar me pesë vite burg për spiunazh në 2016-ën. Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha se është “shumë i shqetësuar”. “Presim ende për detajet por jam duke propozuar një takim me të afërmit e individit më vonë këtë javë pasi jemi shumë, shumë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur dhe më pas do të bëjmë të pamundurën për ta mbështetur individin”, u tha ai Anëtarëve të Parlamentit.