Albspirit

Media/News/Publishing

Reshat Kripa: Regjimi i Ramës na kthen në vitin 1951 

Fotografia e Alb-Spirit.com

A është vepër penale të shkruash në murin e shtëpisë së një ambasadori një fjali me përmbajtje politike?

Absolutisht jo! Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, nuk ka asnjë nen që e konsideron krim një veprim të tillë. Nëse ka ndonjë jurisat që  kundërshton këtë, i  lutem të ma thotë.

 

A është kërcënim ndaj jetës të një ambasadori parulla me përmbajtje politike, sikurse e cilësoi kryeministri dhe disa ambasada?

Nuk mund të jetë kursesi kërcënim për jetën e një ambasadori një parrullë e shkruar nga një vajzë në murin e shtëpisë së njërit orej tyre. Ajo mund të jetë thjesht një mungesë korrektese.. Veprimi i asaj vajze mua më ktheu 68 vjet prapa, në vitin 1951, kur unë së bashku me dy shokët e mi shpërndanim trakte me përmbajtje antikomuniste në qytetin e Vlorës. Atëhere gjykata komuniste na dënoi me burgim, megjithëse nuk ishim më të mëdhenj se 15 vjeç. A thua besonte shteti komunist se ne tre fëmijë do ta rrëzonim me trakte atë? Sigurisht që jo. Megjithatë ai nuk nguroi të na dënonte. Kjo histori po përsëritet edhe sot në rastin e vajzës së sipërshënuar.

A na kthen tek Ligji 55 i agjitacionit ndalimi nga policia pas disa ditësh i autores së shkrimit të parullës në murin e shtëpisë së Ambasadorit?

Ndalimi i autores së shkrimit në murin e shtëpisë së ambasadorit është një rikthim në ligjet diktatoriale të sistemit totalitar komunist pra të ligjit 55, gjë që është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. Qysh prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, qeveria Rama e ka kthyer vendin në një qendër të trafikimit të lëndëve narkotike, në një shtet ku në krye të organeve të drejtësisë qëndrojnë ish-lakejtë e sistemit komunist. Kini parasysh fjalët e shprehura nga zotit Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshiilit të Europës Nr. 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”:

Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë“.         

Ndaj edhe ne nuk mund të pajtohemi me një qeveri që në krye të Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur një figurë të përlyer të sistemit të përmbysur. Ndaj jemi ngritur edhe në protestë. Ndaj e shkroi parrullën edhe vajza në murin e shtëpisë së ambasadorit pasi diplomatët kanë heshtur para kësaj situate dhe duket sikur ajo u thotë atyre: “Zgjohuni!“

Ju si mendoni a do të sillej në Gjermani policia kështu ndaj autores dhe a do të cilësohej nga kancelarja “kërcënim ndaj jetës” parulla politike? A u jep mësim demokracie shqiptarëve Ambasadori i OSBE-së duke pranuar të ndalohet nga policia autorja e parullës?

Në asnjë mënyrë policia Gjermane apo e kujtdo vendi tjetër perëndimor nuk do të sillej në këtë mënyrë. Por këtë nuk duan ta kuptojnë përfaqësuesit e disa shteteve apo organizatave ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë. Më lejoni t’ju tregoj një shembull konkret:

Me shkresën Nr. 5 Prot. datë 20.06.2015, Dega e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës, ku kryetar i së cilës isha unë, iu drejtua Komisioneve të Dekriminalizimit dhe Reformës në Dretësi të Kuvendit të Shqipërisë me propozimin që të mos lejoheshin të merrnin pjesë në organet e larta të drekjtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese, Gjykasta e Lartë, Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apelit si dhe në Prokurorinë e Përgjithëshme dhe në ato të rretheve, cilindo që kishte marrë pjesë në trupat gjykuese të regjimit komunist dhe kishte dhënë dënime të padrejta për motive politike. Një gjë e tillë të shtrihej edhe në organet e  Kuvendit të Shqipërisë dhe në ato të pushtetit qëndror dhe lokal.

Në lidhje me këtë i dërguam shkresën Nr 8 Prot, datë 21 korrik 2016, Ambasadorit Amerikan Donald Lu, me anën e të cilit kërkonim ndërhyrjen e tij për çështjet në fjalë. Por, çuditërisht, ambasadori në fjalë zgjodhi rrugën e heshtjes. Asnjë përgjigje nuk na erdhi. Përse? Atë e di ai, por shtresa e jonë është sakrifikuar vetëm sepse ka qenë e renditur përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke sakrifikuar edhe jetët e shumë intektualëve të shquar.

Të njejtin qëndrim po mbajnë edhe zotërinjtë për të cilët bëhet fjalë. Ata janë hedhur kundër opozitës nën pretekstin e përdorimit të dhunës. Për çfarë dhune bëhet fjalë? Për disa shashka të hedhura apo shtyrje të policëve? Përse nuk u bie në sy, përdorimi i gazit lotësjellës dhe i makinave të ujit kundër shumicës dërmuese të protestuesve  që as qëllonin me gjësendi dhe as shtynin ndokënd. Një prej tyre jam edhe unë që gati u qorrova nga tymi i gazrave lotësjellës.       

Opozitarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e konsideruar me të drejtë atë si shkaktarin e gjiendjes në të cilën ndodhet vendi. Misionarët përse nuk i kujtojnë Ramës se Presidenti Nikson dha dorëheqjen pasi u zbulua se u kishte vënë përgjues kundërshtarëve të tij politikë, se kancelari Gjerman Vili Brandt, fitues i çmimit Nobel, dha dorëheqjen si kancelar në vitin 1974, pas një skandali ku u përfshi asistenti i tij personal, Gunter Guillaume, se Margaret Thaçer, “Zonja e Hekurt”,  kryeministrja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, duke mbajtur këtë post që nga viti 1979 deri në 1990-n, pasi sfidohet nga ish-kolegu i saj, Michael Heseltine, më 22 nëntor 1990 detyrohet të japë dorëheqjen.

Këto janë arsyet përse opozita është ngritur në protest dhe kjo do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së saj. Kjo është dhe arsyja përse vajza shkruajti parruillën e saj. Një gjë të tillë përfaqësuesit diplomatikë duhet ta dijnë.

 

Intervistë me gazetarin Jakup Gjoça për gazetën “Telegraf” datë 16 maj 2919.

Image result for gazeta telegraf

 

 

 

 

Please follow and like us: