Albspirit

Media/News/Publishing

Masimilliano Alegri largohet nga Juventusi

Masimilliano Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Zërat që qarkullonin ditët e fundit janë konfirmuar nga vetë klubi Juventin me anë të një deklarate zyrtare shpërndarë për mediat. “Allegri nuk do të ulet në pankinën e Juventusit për sezonin e ardhshëm 2019/2020. Tekniku dhe presidenti Agnelli do të takohen bashkë për një konferencë për mediat që do të mbahet nesër në orën 14:00”, lexohet në njoftimin e “Zonjës së Vjetër”. Pas pesë vitesh në krye të pankinës së bardhezinjve Massimiliano Allegri vendosi të ‘ndahet’ nga Juventusi. Largmi i Allegrit nga Juventusi ishte paralajmëruar para disa javësh.

Please follow and like us: