Albspirit

Media/News/Publishing

Bayern feston për herë të 7-të titullin në Bundesliga

Bayern Munchen festoi trofeun e 7 radhazi kampion të Gjermanisë, teksa e dominon Bundesligën prej vitit 2013, dhe titullin e 29 në histori, me një goleadë gati tenistike ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, ekipit surprizë të këtij edicioni në Gjermani që arriti deri në gjysmëfinalet e Europa League, ku u mposht nga Chelsea me 11-metërsha. Në “Allianz Arena”, aty ku tifozët vendas prisnin me shumë padurim vërshëllimën e fundit, sesa 90 minutat e zakonshme të një ndeshjeje që në kalendar rezulton e fundit për këtë sezon futbollistik, për të hapur shampanjën dhe për të shpallur zyrtarisht kampion të Gjermanisë gjigantët bavarezë. Sa i përket ndeshjes, për Bayern Munchen shënuan Coman në minutën e 4-t, avantazh që u ruajt deri pas rikthimit të fushën e blertë pas pushimit midis pjesëve, kur për Eintrachtin e Frankfurtit barazoi përkohësisht Haller në minutën e 50. Golat e Coman, Alaba, Sanchez dhe dyshes që provuan shijen e golit për herë të fundit ndoshta në Bundesligë, Ribery dhe Robben, i mjaftuar Bayern për të qëndruar në krye dhe për të ngritur lart trofeun. Kjo humbje i kushtoi shtrenjtë edhe Eintracht, që rrëshkiti nga pretendimet, duke u mjaftuar vetëm me zonën play-off nga Europa League. Fitorja 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach nuk i mjaftoi Borussia Dortmund për të ndalur festën e Bayern. Megjithatë kjo i mjaftoi për të qëndruar në vendin e dytë, me 2 pikë më pak se Bayern kryesues. Ndërkohë, Bayer Leverkusen siguroi biletën e fundit që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm. Fitorja 5-1 ndaj Hertha Berlin i dha të drejtë “Aspirinave” që ta nisin sezonin e ardhshëm nga kompeticioni më i rëndësishëm Europian.

Please follow and like us: