BEDRI ÇOKU – POLICËT NË REVOLTËN E SPAÇIT VRANË EDHE QENIN E TË BURGOSURVE
Kafsha sulmonte policët sa herë që torutoheshin të dënuarit. Si u organizua kryengritja:
Në emisionin “Rrno për me tregue” të gazetarit Nebil Çika në Shijak TV, ishte i ftuar Bedri Çoku, shkrimtar, i burgosur politik dhe disident i regjimit komunist. Në emisionin u diskutua mbi “Revoltën e Spaçit” ku për tre dit kampi famëkeq u “pushtua” nga të burgosurit që ishin në të. Si zanafillë revolta kishte mos pranimin nga qeveria e atëhershme komuniste për t’u anëtarësuar në Këshillin e Sigurimit të Bashkimit Europian ose siç njihet sit OSBE.
Z.Çoku ju keni qenë protagonist në këtë revoltë. Edhe pse “Kryengritja e Spaçit” është një ngjarje shumë heroike dhe po aq dhe tragjike, i është kushtuar shumë pak vëmendje si në shtyp ashtu edhe në opinionin publik shqiptar. Shumë pak është folur për këtë madhështi që ka kjo revoltë. Do të doja që ta fillonin intervistën nga atmosfera që mbizotëronte në burg rreth ngjarjes që u bë arsyeja e fillimit të kësaj kryengritjeje?
Bedri Çoku –Revolta e Spaçit, që për mua është kryengritja e Spaçit, është përmendur shumë përciptas me raste sporadike. Është spekuluar duke thënë se kjo kryengritje shpërtheu rastësisht. Unë dua të shpjegoj një herë se kush ishte Shqipëria në vitin 1973. Në atë kohë ishte periudha kur ne kishim prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe kishim vendosur revolucionin kulturor më prishjen e kishave dhe xhamijave. Gjithashtu, në ato vite kishte filluar në mënyrë të tmerrshme lufta e klasave. Por një vit përpara se të ndodhte kryengritja, në vitin 1971 pati një lloj liberalizimi në sistemin komunist. Ky liberalizim pati si rrjedhim edhe ngjarjet që ndodhën në vendet fqinje. Fundi i liberalizimit ndodhi me Festivalin e Këngës në vitin 1972. Kur në vitin 1973 “ziente” marrëdhënia diplomatike ndërmjet vendeve të Europës, tek ne nuk po ndodhte diçka e tillë. Ne në burg e ndiqnim hap pas hapi çdo gjë që zhvillohej në ato vite pasi, prisnim që edhe Shqipëria të anëtarësohej në OSBE. Ne e prisnim me një shpresë të jashtëzakonshme anëtarësimin në të. Por në vitin 1973 byroja politike botoi në gazetat e kohës se Partia Komuniste nuk e njihte KSBE-në dhe se ajo ishte një farsë dhe shprehu se nuk do të pranonte anëtarësimin në të. Ky lajm erdhi si bombë tek ne që rrinim të rrethuar në tela me gjemba dhe punonim si skllevër në minierën e Spaçit. Kjo ishte arsyeja e fillimit të Kryengritjes. Në fillim forcat e reja, djemtë e rinj, filluan të bisedojnë në grupe dy e nga dy deri sa e zgjeruam rrethin dhe morëm përsipër që do t’i kundërvihemi këtij vendimi.
Z.Bedri të qëndrojmë edhe pak tek atmosfera në lidhje me denoncimin nga qeveria, me humbjen e shpresës. A kishte diskutime në burg, çfarë prisnin të burgosurit nga anëtarësimi në KSBE?
Bedri Çoku -Përderisa i gjithë kampi socialist ishte dakord për anëtarësimin në Helsinkin, detyrimisht do kishte një zbutje. Të njëjtën gjë prisnim edhe ne për Shqipërinë. Kishim shumë shpresë nga anëtarësimi në KSBE. Por refuzimi i saj ishte si një thikë në shpirt, ndaj ishim të detyruar që të bënim një revoltë që të çonim mesazhe tek populli. Ne u organizuam, krijuam mjetet tona. Në galeritë ne ruanim dinamitet që t’i përdornim në revoltë. Shokët që punimin në ofiçinë, krijuan tuba prej hekuri që t’i shpërthenim me dinamit. Kjo ka zgjatur për rreth katër muaj.
Z.Çoku nga inserti që unë transmetova tregohen ngjarjet sipas versionit të Partisë Komuniste pasi dokumentat janë marrë nga arkivat e shtetit. Doja që të më tregoni ju se si është zhvilluar ngjarja e parë nga syri juaj?
Bedri Çoku-Ne patëm disa informacione që na inkujaronin shumë. E para ishin takimet që bënin shokët në burg të cilët jepnin informacione mbi lëvizjen dhe kjo gjë na jepte kurajo. E dyta është se në “Zërin e Popullit” u dha një lajm se shqiptarët po mblidheshin të gjithë në Pulja të Italisë për të përgatitur një sulm ndaj regjimit. Ky lajm vinte pas deklaratës që kishte bërë Papa i Vatikanit kundra qeverisë shqiptare. Kjo na dha një shtysë më shumë për të kryer atë veprim, kështu morëm guxim për ta bërë kryengritjen. Ne nuk patën në atë kohë një oficer që të na orientonte, por kishim guximin dhe kishim marrë një vendim që më mirë të vdekur se sa të skllavëruar në diktaturën komuniste. Ne pritëm çastin e duhur dhe ai erdhi. Ishte rasti i Pal Zefit i cili ishte i internuar ashtu si ne në burgun e Spaçit. Ai rrinte vetëm në birucë dhe nuk pranonte të shkonte në punë të detyruar. Një ditë ai gjeti derën e birucës hapur dhe u arratis dhe erdhi direkt tek kampi.Pasi u dha alarmi që ai ishte arratisur, rojet e burgut erdhën me vrap për ta rrëmbyer atë. Në atë moment ne e morë në mbrojtje Palin. Aty filloi një përleshje e jashtëzakonshme midis policisë dhe të burgosurve. Policët pas përleshjes së parë u larguan nga kampi dhe dolën jashtë për të marrë përforcime për t’u rikthyer pasdite. Deri në mbrëmje e pushtuam Burgun e Spaçit. Më pas erdhën disa forca nga korpusi i Burrelit ata e rrethuan kampin. Në atë moment erdhi Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kërkoi të hynte në bisedime me ne. Ne e pranuam dhe e lamë që ai të hynte brenda. Ai i mori të gjitha kërkesat tona, madje propozoi që të bënte falje për disa të burgosur pasi që nga vitit 1962 deri në 1973 kur ndodhi revolta nuk kishte patur asnjë të falur në dënim për të burgosurit politik. Kishin njerëz nga 25 vjet dhe nuk kishin shpresë që të liroheshin. Edhe fakti u vërtetua që në 1982 u bë falja e parë e dënimit, 20 vjet pa as një të falur. Pas përfundimit të bisedimeve me drejtorin, e liruam atë dhe e lamë që të dilte. Por veprimi i komunistëve ishte tepër i lig. Ata në vend që të zbusnin marrëdhëniet me ne, u futën dhe filluan të arrestonin të gjithë kryengritësit një nga një. Policët vinin dhe merrnin nga një të burgosur me pretekstin se po i dërgonin në komandë, por i merrnin për ti ri-arrestuar. Në atë moment ne u sulëm dhe filluam përleshjen e dytë. Përleshja zgjati për një orë dhe polica doli përjashta. Pati shumë të plagosur si nga ne ashtu edhen nga policët. Pasi dëbuam forcat komuniste, u mblodh shtabi ynë që të vendoste komandat.
-Kush ishte Shtabi juaj, nga sa veta përbëhej ai ?
Bedri Çoku -Ishim ne, dejat e rinj të cilët kishim më shumë forcë për të luftuar dhe përbëhej nga 15 veta.
Ishit të organizuar që më parë, apo ishte diçka improvizore?
Bedri Çoku-Po! Ishim të organizuar që më parë dhe ishim të lidhur me njëri tjetrin. Ne të pesëmbëdhjetë ndamë detyrat. Përshembull Demir Pojanit me Dervish Bejkos i dhamë detyrë që të ruanin të burgosurit që të mos kishte komunikim me forcat e policisë që ishin jashtë. Dhe faktikisht ishte një person që tentoi të komunikonte me komandën, ishte doktori i cili kishte shkruar një letër për ta. Pas disa orësh ne morëm të gjithë librat e Enver Hoxhës dhe i dogjëm. Grupet e oratorëve bënin fjalime ndaj fuqive të mëdha që të ndërhynin në Shqipëri për të na ndihmuar kundër regjimit komunist. Madje i mbushëm edhe kodrat për rreth me vullnetarë dhe me kundra ajrorë pasi mendonim se do të vinin të zbarkonin forcat e huaja. Policia komuniste na kërcënonte nga jashtë. Ata na thoshin që të dorëzoheshim, por ne nuk pranonim dhe vijonim që ti bënim thirrje me fjalorin tonë se ata ishin kriminel dhe do ta paguanin për atë që kishin bërë. Një rast ishte Skënder Daja që ishte 21 vjeç, hipi në supin e shokut të tij dhe i bënte thirrje ushtarëve.
Çfarë thirrjesh i bënte?
Bedri Çoku -I bënte thirrje që të ndalonin, se ishin moshatar pasi edhe ia kishte qenë ushtarë përpara se ta arrestonin. Ai kishte tentuar të ikte nga Shqipëria për një jetë më të mirë jashtë terrorit dhe të tëra këto ia tregonte edhe ushtrisë që ishte jashtë kampit. Dhe pikërisht kjo thirrje e tij pati shumë ndikim. Pasi përfundoi ai, të gjithë ushtarët i tërhoqën dhe i zëvendësuan me forcat speciale të policisë. As një kokore ushtari nuk u duk më pas këtij fjalimi që bëri Skënder Daja. Në atë kohë plani ishte që të lironim shokët që kishim në biruca. Ne u ngjitëm në tarracat e burgut dhe vajtëm të lironim shokët. Policët na qëllonin nga jashtë me breshëri automatiku dhe fatmirësisht nuk pati të vrarë. Të nesërmen në mëngjes pasi kishim djegur stendat e librave dhe kishim liruar shokët nga birucat ne bëmë edhe ngritjen e flamurit pa yll.
Ju keni patur dy vëllezër në burg. Cili nga ata të dy ishte?
Bedri Çoku -Isha unë me Caushin. Ne po shihnim flakën, zjarrin që po ngrihej. Në atë moment vjen Gjet Kadeli, kishte 3 vjet që kishte ardhur në burg. Ai nuk ishte mirë me shëndet dhe ne i thamë që të ulej pranë nesh. Por babai i tij ishte i arratisur në Amerikë. Unë e pyeta nëse babai i tij do ta kuptonte se çfarë po ndodhte në Spaç. Ai mu përgjigj duke më thënë se nuk e dinte dhe se mirë do të ishte nëse ai do të informohej mbi ngjarjen. Në atë moment unë i thash që të ngrinim një flamur në tarracën e burgut. Ai më tha “po”. Në atë moment thirrëm disa shokë dhe i thamë se do të ngrinim flamurin. Ata dhanë disa mendime se si do ta gjenim flamurin dhe në atë moment unë propozova që të çanim duart dhe me gjakun të lyenim copën që do të përdornim për flamurin. I pari që çau dorën ishte vëllai im, por gjaku nuk ngjiste tek copa pasi ishte e trashë. Aty u inspiruan të gjithë dhe filluan të jepnin mendime dhe filluan të kërkonin nëpër biruca për të kërkuar jorgan të kuq. Problemi ishte se nuk kishim shqiponjën. Në atë moment Melsin Vlashi tha se mund ta pikturonte ai shqiponjën pasi ishte piktor. Mbasi e ngritëm flamurin unë kam mbajtur edhe fjalën e çastit. Ai shkaktoi një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Kënduam edhe Himnin e Flamurit. Flamuri ka qëndruar dy dit dhe dy net i valëvitur. Caktuam edhe roje që të ruanim flamurin. Ne kishim edhe një frikë tjetër gjatë kryengritjes. Dyqani ushqimeve ishte brenda në kamp dhe ne vendosëm roje që të ruanin dyqanin.
Nuk u prek fare dyqani?
Bedri Çoku -Në as një mënyrë nuk u prek. Duhet të kesh parasysh që neve na prenë ujin dhe bukën që natën e parë. Heqja e ujit ishte një torturë e jashtëzakonshme dhe ne kemi mbijetuar me rezervat tona ushqimore. Marrja e ushqimeve nga dyqani do ta deformonte kryengritjen dhe di ti jepte asaj një karakter ordiner. Gjithsesi nuk e lamë dyqanin që të prekej edhe pse ishin të uritur njerëzit. Të nesërmen u ngrit Këshilli Trajnor me burrat më të mençur.
Bedri në dokumentat e Ministrisë së Brendshme dhe të Gjykatës shprehet habia se si u bashkuan të gjitha krahinat e Shqipërisë lidhur me kryengritjen. Një nga shqetësimet që ishte në raportet ishte bashkimi i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje?
Bedri Çoku-Në kryengritjen pati disa momente me të vërtetë historike që duhet të dalin në pah. Bashkimi krahinor i njerëzve dhe këshilli doli me konkluzione që nuk do të dorëzoheshim dhe lidhur me spiunët se çfarë do të bëhej me ata.
Çfarë vendosët për ata?
Bedri Çoku -Në qoftë se ne do t’i dënonim, do të bënin në gabim shumë të madh sepse në fund të fundit ata ishin fatkeq. Ata ishin të detyruar që të bënin atë punë. Një pjesë e tyre kishte rënë rastësisht. Ne dolëm me parullën “pajtim”, por me kusht që të shanin qeverinë që i kishte detyruar që të spiunonin. Dhe kështu ndodhi. Që të gjithë dolën duke sharë qeverinë komuniste për torturat që i kishte bërë në mënyrë që të spiunonin. Të nesërmet erdhi zv.Ministri i Brendshëm, Fiçor Shehu, por krahas atij ne kemi parë edhe Kadri Hasbiun nga lart i cili na vëzhgonte.
Po tjetër kush erdhi?
Bedri Çoku -Një herë erdhi Kasem Kaçi që ishte drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai na bënte thirje që të dorëzoheshim dhe të vazhdonim punën. Në atë moment u hodh Luan Burimi i cili ishte nga i njëjti qytet me të. Ai i ka thënë atij “Kasem Kaçi, Kasem Kaçi, bashkë njihemi, por t’i je letër e djegur. Largohu se nuk të besojmë”. Situata shkoi deri aty sa mbas atij erdhi Fiçor Shehu. Ai foli me gjuhë të zbutur në fillim më pas filloi të na kërcënonte. Ai na tha që të dorëzoheshim në të kundërt do të na hidhnin lëndë helmuese ushtarake.
Intervista me Spiro Nashon
Ditën e diel në kamp erdhën njëzet e katër makina me ushtar, katër me municion. Me ta vjen efdhe Kasem Kaçi, drejtori i policisë i të gjithë republikës. Ai na lexoj vendimin e qeverisë. ‘Në qoftëse deri nesër në orën nëntë nuk dorëzoheni do të përdorim të gjitha mjetet që disponon diktatura dhe do t’ju shtypim me zjarr dhe me hekur. Pas kësaj policët bënë një tentativë përsëri për të hyrë brenda në kamp, por e kishin të pamundur pasi ne ishim organizuar mjaft mirë. Pas këtij erdhi Fiçor Shehu, Kasem Kaçi, komandanti i kampit Haxi Gora. Ata thanë se katër veta nuk pranuan të dorëzoheshin. Ata kishin ardhur me 600 policë të cilët e rrethuan komplet kampin. Në tarracë filloi përleshja me ta. Hidhet një major policie dhe i thotë Kasem Kaçit se ne po i vrisnim ata. Në atë moment ai kërkoi që të qëllonte me armë, por Kasem Kaçi nuk e lejoi dhe tha se do të dilnim që të gjithë para gjyqit. Në atë moment Fiçor Shehu sheh orën, pasi në orën nëntë duhet t’i kthente përgjigje qeverisë. Pasi pa që ora po shkonte nëntë ai dha urdhër që ushtria të hidhej mbi revoltën. Shumë veta që u dënuan në gjyq me vdekje kishin vdekur që në revoltë. Edhe djalin e vogël Skënderin që i bëri thirrje ushtrisë që ti drejtonte armët tiranit, e vranë, ishte vetëm 20 vjeç. Në takimin e Fiçor Shehun iku Bedri Çoku, Hajri Pasha dhe Paulin Vata. Por më trimi nga këta ishte Hajri Pasha. Kur u takuan, Hajriu filloj t’i prezantohej Fiçor Shehut duke i thënë se ishte djali i Zenel Braushit dhe se ai së bashku me shokët e tij i kishin ‘hequr kapelen’ babait të tij. Edhe ia e pagoi me vdekje debatin që bëri me Fiçorin. Ne kishim edhe një qen që rrinte në kamp. Sa herë që ai shihte policët, ikte dhe i hidhej për t’i ngrënë. Edhe qenin e morën dhe e varën në mes të kampit. Hetuesit që na morën kishin qenë pjesë në bandat e veriut. Ishte Andon Butka, Skënder Sadiku, Florina Kolonecin. Muço Zeneli. Ata më pyetën me ironi se çfarë flamuri kishim ngritur. Unë iu përgjigja duke i thënë se kisha ngritur flamurin Shqiptar. Ata mu përgjigjën që edhe flamuri që ishte me yllin komunist sipër ishte flamur shqiptar. Ne atë moment unë iu kundërvura duke i thënë se flamuri që kishin ngritur ata nuk kishte as shpatat e Duçes as hijet e Rusit. Kur iu përgjigja kështu deshën të më vrisnin, më rrahën aq shumë sa më hodhën të vdekur në birucë. Pasi më hodhën kova me ujë u përmenda. Në gjyq patëm dëshmitar kundër nesh nga të burgosurit. Ishin njerëz shumë të ligj, tepër negativ. Një ndër ta ishte edhe Preng Ngola i cili i doli u dëshmitari 80 vetave të cilët morën dënim vetëm prej atij. Mua më sollën dëshmitar Muhamet Kosovrasin, doktorin e burgut. Ai më doli në mbrojtje mua dhe nuk më rëndoi pasi kishim qenë në një birucë në Sarandë.
Z.Çoku ndoqëm dëshminë e një bashkëvuajtësi tuaj. Ai ju përmendi edhe juve si një nga personat më aktiv në revoltë. Ç’mund të na thoni për dëshminë e tij?
Bedri Çoku -Spiro Nasho është një nga njerëzit që ka qëndruar më heroikisht në qëndresën anti komuniste që bëmë në Spaç. Nuk i kërkonte as një njeriu lehtësira dhe është një njeri me shumë karakter. Ai ishte një njeri që shkonte shumë me të gjithë.
Intervista ishte për tu afruar me debatin që patët ju me Fiçor Shehun.
Bedri Çoku -Kur Fiçor Shehu e pa që nuk po këmbëngulja shumë dhe po mbroja idealet e mija, ai mu kthye duke më thënë se po nuk dolëm do të na sulmonte me gjithçka. Në atë moment hapet dera dhe vjen Hajri Pashai. Ai i thotë Fiçorit se ishte një gënjeshtar i madh dhe se ishin të pacipë. Atë e kishin arrestuar që kur ishte 18 vjeç dhe kur u bë revolta ishte rreth të 30-tave. Komunistët nuk kishin ndërmend që ta falnin atë. Fiçori iu kundërpërgjigj duke i thënë se babai i tij ishte një tiran dhe se kishte shfrytëzuar pleqtë dhe plakat vetëm se si të hidhte poshtë figurën e babit të tij para ushtrisë. Gjysmë ore pas debatit ata dhanë ultimatumin se duhet të dorëzoheshim deri të nesërmen në mëngjes. Duke zbardhur dita e tretë e revoltës neve na ranë fuqitë pasi kishim tre ditë pa ngrënë dhe pa pirë ujë. Në atë moment forcat e ushtrisë komuniste na sulmuan. Kur ushtria po na godiste, Dervish Daja mori kitarën dhe po këndonte në tarracën e burgut. Aty pati një përleshje shumë të madhe dhe shumë njerëz u plagosën, madje disa të tjerë u vranë. Edhe gjyqin kur e kanë bërë, kanë qenë gjysmë të vdekur.
Z.Çoku janë dhënë dënime që shkojnë deri në 1330 vjet burg, që në qoftë se do ti bënte një njeri i vetëm i bije që të ishte i burgosur që nga periudha e Bizantit dhe deri tani. Një vendim tepër çnjerëzor i dhënë nga Partia Komuniste?
Bedri Çoku -Dua ta theksoj këtu këtë ngjarje, pasi është rasti i parë që flitet kaq gjerësisht për këtë ngjarjeje edhe me dokumenta. Ajo ishte shumë e madhe dhe tronditëse pasi ajo kishte një motiv brenda saj, një motiv nacionalist. Arrestimi i grupit të parë u bë tek 12 veta nga të cilët katër persona i kanë pushkatuar pa kaluar 24 orë. Ditën u bë gjyqi dhe natën i vranë. Unë gjatë këtyre 22 viteve demokraci ende vuaj mungesën e eshtrave të tyre pasi ato ende nuk janë gjetur.
Të qëndrojmë tek grupi i parë i arrestimit, tek këta të 12-të. Në një pjesë të dëshmisë të Spiro Nashos, ai tha se Fiçor Shehu kishte dhënë urdhrin për hapjen e 12 varreve, por më pas është anuluar duke e ulur dënimin me 4 të vdekur.
Bedri Çoku -Këtë e di shumë mirë. Prokurorët i kanë kërkuar që të vriten që të 12 të arrestuarit. Por ka qenë një vendim nga jashtë që e ka ndryshuar atë duke dënuar vetëm 4 persona me vdekje dhe që ata të jenë më të rinjtë. Edhe ajo ishte një goditje psikologjike pasi të rinjtë e organizuan atë. Kur na arrestuan na morën dhe na lidhën me zinxhir dhe me litarë dhe na hipën në kamion. Sa herë që ndonjëri rënkonte, polici tërhiqte litarin dhe i shkaktonte dhimbje që të gjithve. Do me thënë një torturë më vete ishte edhe udhëtimi nga Spaçi deri në Tiranë. Ne po shuheshim nga etja. Sa herë kërkonim ujë për të pirë, ata na godisnin me dërrasa. Kur kemi vajtur në Tiranë ne ishim gjysmë të vdekur. Më pas na dërguan tek Burgu 313. Mbrapa nesh ishte një tufë ushtarësh të cilët loznin me armët. Na fusnin terrorin duke i mbushur ato. Na fusnin një tmerr sikur nga momenti në moment do të na pushkatonin. Na mbajtën në atë tension për disa minuta dhe më pas na futën nëpër biruca. Nëpër biruca na vinin grupe stampistash të cilët na rrihnin dhe na torturonin. Hetuesit donin të dinin se kush e kishte ngritur flamurin pa yllin komunist. Makinat e policisë iknin dhe vinin pa ndërprerje. Në atë moment unë i thash shokut tim të qelisë se unë do ta pranoja që e kisha ngritur unë flamurin. I thash Koço Josifit se flamurin e kisha ngritur unë. Ai u ngrit në këmbë dhe më tha që të mos e pranoja për ndjenja patriotike por nga entuziazmi. Unë iu përgjigja duke e kundërshtuar. Edhe në gjyq e mbajta qëndrimin patriotik. Neve na dënuan me dënime maksimal pasi na dënuan me ligje lufte. Mua më dënuan me 23 vjet.
Bedri tek dëshmia e Spiros përmenden disa emra dëshmitarësh. Po tek gjyqi juaj cilët ishin dëshmitarët?
Bedri Çoku -Unë dy dëshmitar kisha, policin dhe Muhamet Kosovracin, mjeku i spitalit. Edhe pse Spiro përmendi disa emra unë këta kisha. Ata emra që ai përmendi ishin për të gjithë pasi siç e tha dhe ai vetëm një person dëshmoi kundër 80 vetave.
Në intervistën e tij, Spiro Nasho, foli për një akt makabër për varjen e një qeni. A mund të na tregoni për opinionin publik si ndodhi kjo ngjarje?
Bedri Çoku -Unë shkruaj disa proza. Kam dashur shumë që të shkruaj për atë qen. Sa herë që niseshim për punën në galeri, ai i shoqëronte të gjithë të burgosurit nëpër galeri dhe i kthente ata përsëri në kamp. Gjatë revoltës qeni i është hedhur në grykë policëve. Të gjithë e donim dhe e përkëdhelnim. Që mbas revoltës, komunistët e morën qenin dhe e varën përpara të burgosurve. Të gjithë kanë qarë sikur i kishte vdekur një njeri dhe jo një kafshë. Të gjithë e donim shumë atë. Ajo ishte një ngjarje makabre pasi nuk mund të merren edhe me kafshët.