Kadare, apel shtetëror dhe mesazhe shprese për fëmijët jetimë
Ismail dhe Helena Kadare u takuan me fëmijë jetimë
20 Maji në Shqipëri njihet si “Dita Kombëtare e Jetimëve”. Fatkeqësisht në vendin tonë numërohen rreth 31 mijë jetimë, fëmijë e të rinj
Sot është dita kombëtare e fëmijëve jetimë. Me këtë rast, shkrimtarët Ismail dhe Helena Kadare kanë organizuar një takim me disa fëmijë.
Më herët edhe presidenti Ilir Meta bëri thirrje për të treguar më shumë përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre.
###
20 Maji në Shqipëri njihet si ” Dita Kombëtare e Jetimëve” . Fatkeqësisht në vendin tonë numërohen rreth 31 mijë jetimë ( fëmijë e të rinj), por ndoshta kjo shifër është edhe më e lartë duke marrë parasysh edhe kontigjentin e jetimëve të komunitetit romë, të cilën në një pjesë të konsiderueshme nuk regjistrohen në institucionet shtetërore.
Edhe pse vitet kalojnë dhe apeli ka qenë i vazhdueshëm nga institucionet që mbrojnë të drejtat e jetimëve problemet vazhdojnë të jenë mes tyre duke iu bërë edhe më të vështirë jetesën.
Ata jetojnë në 29 qendra rezidenciale në të gjithë vendin, por ajo që është më problematikja dhe që ende nuk ka marrë një zgjidhje është se çfarë ndodh me këta jetimë pas moshës 16 vjeç kur ata lënë dhe qendrat ku janë rritur. (Top Channel)