Kompania ‘Neranxi’ me ide në shërbim të shijes unike të gatimit
Presidenti i Kompanisë ‘Neranxi’, z. Nikollaq Neranxi, në “Open Day” të kësaj të shtune, takoi dhe përshendeti zonjat dhe zotërinjtë lektorë e përfaqësues të Institutit të Ekspertëve Fiskalë, të cilët nën drejtimin e docentit të kulinarisë pranë IKN, shef Arben Kokiçi, gatuan dhe demostruan pjatat e realizuara gjatë orëve të praktikës së kuzhinës profesionale për individët sqimatarë të gatimit cilësor e me shije unike.
Në fakt, ideja e “Open Day” është e vetë presidentit të kësaj kompanie, lider në Industrine Ushqimore, i cili beson se novacioni i bën pjesëmarrësit të ndihen kënaqshëm në një restorant cilësor, por ku marrin pjesë edhe ata në gatim dhe tashmë, kush e ka provuar, thotë që të jep një ndjesi krejtësisht të veçantë dhe unike.
Të gjithë të apasionuarit pas gatimit, familjarët, amvisat apo të gjithë ata që duan të mësojnë një recetë specifike u ofrohet projekti i Institutit Kulinar Neranxi, “Open Day”, i cili hap dyert çdo të shtunë për të gjithë të interesuarit./ perqasje.com/