Albina Gjoci: Thaçi kërkoi brirë, por la dhe veshët…!
Mediokër në kultivitet e inferior në inteligjencë njerëzore e politike, Hashim Thaçi që në Kosovë rëndom thirret Hashim Broja, mbrëmë me një cinizëm të neveritshëm, u paraqit në Blush-Tv!
Kishte ardhur me një mision të veçantë, të cilin e dekonspiroi që nga minuta e parë e emisionit.
Ai donte të shplante vehten e më shumë Edi Ramën nga afera më e ndyrë anti-kombëtare që nga koha e Esat Toptanit.
Por mbrëmë mori me vehte jo vetëm zvogëlimin pa kthim të tij, por një neveri nacionale në Shqipëri, Kosovë e kudo në trojet etnike!
Ai për t’u rifaktorizuar pas nokdaunit që mori në Berlin si një mizë gjirizesh i shpalli luftë ‘elefantit’. Ai erdhi enkas të sulmojë Berishën, njeriu politik shqiptar që gëzon autoritet në Kosovë, të pakrahasueshëm me asnjë tjetër lider në historinë e kombit. Ai Hashim Broja erdhi të lajë surratin e baltosur nga tradhëtia, por pësoi fatin tragjik që pësoi dhia.
Dhe fabula e dhisë shytë (pa brirë) i shkon më shumë se ç’do gjë këtij injoranti. Si shyta që kërkonte brirë, por la dhe veshët, thotë populli. Se kush është Sali Berisha nuk ka nevojë të na thotë ky zog i rritur në inkubatorët e Sigurimit të Shtetit.
Kur ky Hashim Broja me kriminelë të tjerë si Xhavit Haliti bënin pazare e vrisnin shokët me ndihmën e agjenturës së Fatos Klosit, në kullat e Sali Berishës mirëpriteshin e armatoseshin luftëtarët e lirisë; kur ky pehlivan me gene të degraduara nacionale vidhte me çetën e tij në Kosovë, Sali Berisha me presidentin Bush projektonte ditën e pavarësisë së saj.
Pra thjesht Hashim Thaçi mbrëmë vetëm sa zbuloi krejt portretin e tij prej kuislingu të Serbisë dhe vullnetin e mbrapshtë për të mos ju ndarë planit ogurzi të ndarjes së Kosovës.
Historia e afërt do ta zbardhë aferën e fytyrën e tij.
Shumë shpejt ai do të jetë një Mushk Jakup (agjent serb në Gjakovë), i cili do komportohet në bodrumet e shërbimeve serbe në Beograd.
Jazëk Hashim Thaçi!
Sot nuk je asgjë më tepër se një kadavër studimore ku brezat që vijnë do shohin me neveri se çfarë do të thotë me të vërtetë: tradhëti!