Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Ndreca: Një personalitet i papërjetësuar në Shkodër

Fotografia e Ardian Ndreca

Dom Ndoc Nikaj (1864-1951) i ka dhanë shumë kulturës shqiptare, edhe sot mbas nji shekulli veprat e tij lexohen me andje, tue qenë se pjesa letrare asht skofiare (delikate), ndërsa pjesa historike e matun dhe e shkrueme pa inat e pa mujshí.
Shkodra i detyrohet të paktën nji rrugë, e cila në fakt ka ekzistue, por i asht ndrrue emni arbitrarisht në vitet e “demokracisë”.
Larg çdo polemike. Jo se po çon kandar nji rrugë në Shkodër, por thjesht, Shkodrën e nderon me pasë nji rrugë me emnin e prozatorit të parë të shqipes e nji prej historishkruesve ma funksional të ideve të Rilindjes Kombtare.
 
Please follow and like us: