Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Meta: Pse nuk i ul në tryezë Ramën me Bashën?

“Presidenti nuk mund të ulë në tavolinë dy apo tre njerëz, ku njëri thotë se nuk ulem me këtë që është Kryeministër, apo me dikë tjetër që thotë se 30 qershori do të jetë një ditë e madhe për demokracinë në këto kushte ku jemi”.

Kështu tha Presidenti Ilir Meta ditën e sotme, duke shtuar se kjo situatë kërkon përgjegjeshmëri, paanësi dhe të mbahet parasysh se një situatë me probleme në Shqipëri nuk ndihmon në perspektivën e rajonit.

Duke folur ditën e sotme nga konferenca me temë, “Sfidat e Sigurisë në Ballkan”, ai u ndal gatë te situata në vend, ku tha se në Shqipëri ka një krizë serioze, e cila nuk mund të shmanget pa diskutuar.

“Pasi vendi pësoi ’97-ën për fat të keq, u bë një Kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve të Komisionit të Venecias sepse u nxor mësim nga 97. Në vitin 2008 për dy ditë një Kushtetutë e bërë me sakrifica ia hoqëm të gjitha pikat dhe kaluam nga një sistem parlamentar, kemi kaluar në një sistem të mbyllur partiak. Parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por ka qenë mos funksional. Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështje”, tha ai.

Kreu i shtetit shtoi se po bëhen tre vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe se mund të flitej për sukses, nëse Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese

Please follow and like us: