Albspirit

Media/News/Publishing

Regjimi Iranian dënon me ekzekutim dhe burg 4 aktivistë të MEK

Gjykata Revolucionare e Teheranit të dielën dënoi katër persona të lidhur me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI ose Mujahedin-e Khalq, MEK) me burg dhe/ose vdekje.

Dega 28 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit, e kryesuar nga gjykatësi famëkeq Mohammad Moghiseh, dënoi ne vdekje dhe tetë vite burg 34-vjeçarin Abdullah Ghasempour me akuza të tilla si “bërje e luftës kundër Zotit,” “mbledhje dhe bashkëpunim,” dhe “anëtarësi në MEK.”

Gjykata tha se Abdullah Ghasempour i kishte vënë zjarrin një baze paraushtarake të Bassij, e kishte filmuar ngjarjen dhe ia kishte dërguar mediave të MEK. Bassij është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të regjimit (IRGC), e cila u etiketua si organizatë e huaj terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit muajin e shkuar.

Tre persona të tjerë, Mohammad Hossein Ghasempour (vëllai i Abdullah), 32, Alireza Habibian, 30, dhe Akbar Dalir, 34, u dënuan me pesë vite e gjysëm në burg, secili për “mbledhje dhe bashkëpunim.”
Treshja mbahet aktualisht në Godinën 4 të Burgut Evin të Teheranit.

Të katër burrat janë arrestuar më 21 maj 2018 në Teheran dhe kanë qenë të transferuar në Burgun Evin. Ata janë mbajtur pezull për gati një vit para se të gjykoheshin.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, në një deklaratë më 17 maj 2019, shpalli emrat e 11 të burgosurve politikë të arrestuar muajin e shkuar.

NCRI thotë: “Transferimi i forcave Hash al-Shabi nga Iraku në zonat e përmbytura, mobilizimi i patrullave të natës dhe “patrullave të sigurisë së lagjeve”, të quajtura Razavioun, si dhe vala e re e arrestimeve në mbarë vendin, veçanërisht mes mbështetësve të MEK, janë pjesë e masave represive të fashizmit fetar për të parandaluar kryengritjet popullore.”

Kjo vjen pas shpalljes së zyrtarëve të inteligjencës të regjimit iranian se dhjetëra mbështetës të PMOI (MEK) janë arrestuar vitin e shkuar.

Megjithatë NCRI ka thënë se numri i vërtetë i arrestimeve është shumë më i lartë, dhe IRGC, drejtoria e inteligjencës e IRGC-së, forcat e zbatimit të ligjit, dhe prokurorët kanë kryer arrestime pavarësisht njëri-tjetrit.

Please follow and like us: