Tefta Sala: Ndoshta do më duash ndonjëherë
Ndoshta do më duash ndonjëherë.
Shtrënguar mes gishtash
si një pasion të nxehtë.
Ndoshta dhe do më shtysh
lehtas në krevatin tënd të thellë.
E unë do zhvishem përmendësh
për të të bërë ty të humbasësh
diku nën kodra e lumenj.
Ndoshta…eh ndoshta edhe mund
të mbytesh.
E unë nuk do të zgjas duart të të shpëtoj,
por buzët e mia kuqaloshe
do të ndezin epshin që ty të bën të nisësh
edhe një betejë në atë kështjellë me
forma femre.
Please follow and like us: