Xhoi Jakaj: Gjykata e Lartë na la shëndenë
Gjykata e Lartë na la shëndenë.
Shqipëria i vetmi vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese ,i shtohet sot edhe mungesa e Gjykatës së Lartë.
Unë nuk jam juriste në profesion, por kam drejtuar një institucion të vuajtjes së dënimit dhe kam parë amullinë e sistemit në shqyrtimin e një dosje të veprave penale të lehta dhe veprave të rënda me rrezikshmëri të lartë edhe kur ishin në funksion Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, asokohe e kam ngritur shpesh zërin për të dhënë drejtësi për dosje që rrinin vite të tëra të mbuluara me pluhurin e harresës.
Në të gjitha shkallët e gjykimit kishte vonesa dhe pengesa të shqyrtimit të dosjeve e nga sot nuk mund të shqyrtohet më asnjë nga dosjet që prisnin në rradhë dhe drejtesia përfundimisht është në një kolaps total, pa fund e pa krye me gjithë organet e tjera të vetingut që na i shesin si reformë…
Atë që Komisioni i Venecias thoshte përgjatë gjithë vitit 2015 po dalin çdo ditë e më shumë në pah.
Unë nuk po flas as si eksperte drejtësie e as si njeri partiak sepse nuk më pelqen të vishem me ngjyra kur shkruaj një status apo shkrim për një problem që më shqetëson mua dhe tërë shoqërinë, pasi për drejtësinë dhe organet që e përbëjnë atë, në mos një ditë një tjetër do të kemi të gjithë nevojë.
Por më së shumti të gjithë ata që vuajnë nga mungesa e ekzistencës së një sistemi gjyqësor normal hiararkik janë padyshim qytetarët e thjeshtë dhe shtresa e pamundura ekonomikisht për të pasur njē drejtësi në afatet e duhura që me ligji u takon.
Sikur Gjykata e Lartë të krijohet në fund të vitit 2019 ka aq shumë dosje të renditura në rradhë, sa çdo qytetari apo kompanie do t’i duhej të paktën 5-7 vjet pritje për t’i ardhur rradha të shqyrtohet halli i tij?!
Ky vend po shkatërrohet në qelizë… po minohet drejtësia dhe gjithë instancat e saj.
Po instalohet frika dhe pasiguria për të pasur një ditë drejtësinë normale si gjithë vendet e Europës në të cilën ne kemi 30 vite qē luftojmë për të na pranuar si të barabartë mes tyre…