Arrestohen pijedashës në Elbasan, bënë për spital një person
Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi akuzohen për plagosjen e një shtetasi.
Policia thotë se “ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, ku shtetasti S.T., 23 vjeç dhe D.P., 40 vjeç, për motive të dobëta dhe në gjëndje të dehur, kanë goditur me grushta e kanosur me fjalë shtetasin V.B., si dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë kundërshtuar punonjësit e policisë”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Kanosja”, ” Plagosja e lehtë me dashje”, ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ” Prishja e qetësisë publike”.
Please follow and like us: